Nga sot, objektet e hotelierisë do të punojnë me kohë të pjesshme.
Në seancën e djeshme të 13-të, Qeveria shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për të kufizuar orët e punës në të gjitha objektet hotelierike, përveç atyre që bëjnë dorëzimin, si dhe për të kufizuar kapacitetin e udhëtarëve në automjete në transportin publik në 50% nga numri i përgjithshëm i udhëtarëve të paraparë në një automjet.

Qeveria e pranoi edhe rekomandimin që administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, në përputhje të parimit të punës dhe procesit të punës, organizimi i punës të zhvillohet në ndërrime ose on-line, nga shtëpia, ose në mënyrë të reduktuar në sistemin e rotacioneve në varësi të karakteristikave të procesit të punës të institucioneve.