Nga sot tërësisht mbyllet për komunikacion rruga në Bit Pazar, në drejtim të QT Mavrovasja

vull

Prej sot me fillim nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri nesër në ora 08:00 të mëngjesit, për shkak të realizimit të fazës përfundimtare të rekonstruimit e mbyllur tërësisht për komunikacion do të jetë pjesa e bulevardit “Krste Misirkov” në drejtim të Qendrës – nga qarkorja e Bit Pazarit deri në udhëkryqin me bulevardin “Goce Dellçev”.

 

Gjatë gjithë kësaj periudhe do të aplikohet regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të jetë i orientuar kah qarkorja e Bit Pazarit në drejtim të bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë”, rrugës “Belasica” për të dalur në bulevardin “Goce Dellçev”.

 

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit ju lusin për mirëkuptim dhe durim deri në përmbylljen definitive të rekonstruimit të bulevardit “Krste Misirkov”. Po punohet në mënyrë intenzive që edhe kjo pjesë e bulevardit të rekonstruohet në mënyrë cilësore dhe të shpejtë.

Next Post

“Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime,…”: Mesazhi i O’Connell, në ditën e tij të fundit si ambasador në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell sot do ta ketë ditën e fundit si ambasador në Kosovë. Dhe përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur gjërat të cilat do t’i mungojnë – përfshirë edhe ushqimet, duke shtuar se në karrierën e tij, nderi më i madh […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: