Nik Gjeloshaj:Shoqata “Jehona e Malësisë” urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes sonë të përbashkët”

Kohanews Admin

Përkrahjet dhe urimet për themelimin e Shoqatës “Jehona e Malësisë” vijnë të një pasnjëshme.Së fundmi dhe Kryetari i Komunës së Tuzit,Z.Nik Gjeloshaj përmes një postimi në fb ka përshëndetur Shoqatën Jehona e Malësisë dhe udhëheqsinë e saj,duke shprehur gadishmërinë e pa rezervë për bashkëpunim mes Shoqatës dhe Komunës së Tuzit.

“Jam i bindur se do të jeni të palëkundur në qëndrimet tuaja për të afirmuar vlerat tona të përbashkëta”-shkroi ndër të tjera Z.Gjeloshaj.

Ja postimi i tij në fb:

Diaspora malësore, që nga vitet e para të veprimtarisë së saj në mërgim, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e gjithanshëm të Malësisë.

Shoqatës së re “Jehona e Malësisë” me seli në Miçigan -SHBA, themeluesve dhe anëtarëve të saj, urime dhe fillim të mbarë në misionin tuaj për të mbrojtur interesat tona si në diasporë ashtu dhe në vendlindje.
Jam i bindur se do të jeni të palëkundur në qëndrimet tuaja për të afirmuar vlerat tona të përbashkëta.

Gjithashtu, dëshiroj të shpreh gadishmërinë time për bashkëpunim sa më te fortë me Shoqatën tuaj, duke shpresuar se shoqata do të jetë urë e fortë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes tonë të përbashkët, Malësisë.

NGJ

Next Post

Edhe manipulimi i anketave nuk e shpëton nga humbja Bilall Kasamin

Sot ne rrjetet sociale u paraqit një anketë nga Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik CRPC, sipas të cilës Bilal Kasami do të fitojë Teuta Arifin në Tetovë. Sipas rezultateve të këtij hulumtimi në një matje me 351 të anketuar, 129 janë votuar për Teuta Arifin kurse 135 për Bilal […]

Subscribe US Now