Nikollë Camaj përshëndet Jehonën e Malësisë për shënimin e 150 vjetorit të Gjergj Fishtës

Kohanews Admin

Kryetari i LDSh-së, Nikollë Camaj, ka përshëndetur Shoqatën “Jehona e Malësisë” me rastin e shënimit të 150 vjetorit të lindjes së bardit, poetit nacional, Gjergj Fishtës.

Z. Camaj ka përshëndetur kryetarin e kësaj shoqate, z. Sinishtaj, duke e përgëzuar për këtë event të madh, kushtuar figurës më të madhe kulturore e letrare, bardit të kombit, Gjergj Fishtës.

Z. Camaj ka vlerësuar pjesëmarrësit në këtë manifestim dhe organizatorin, sepse “e dëshmuan këtë edhe me përzgjedhjen e mysafirëve; akademikun tonë të vetëm, dr. prof. Anton Berishaj, të madhin Çun Lajçi dhe Malësor Malësori Prënkoçaj”.

Postimi i plotë i z. Camaj:

I nderuari kryetar i Shoqatës “Jehona”, z. Vilson Sinishtaj,
Të nderuar vëllezër e motra në diasporë

Sonte, Shoqata juaj, e jonë, “Jehona” në Michigan, shënon 150 vjetorin e lindjes së Homerit shqiptar. Është ky njëheri edhe manifestimi i parë, tejet i qëlluar, i kësaj Shoqate të posaformuar.
Të gjitha shoqatat shqiptare, në SHBA, janë formuar në momente kritike për vendlindjen, dhe me qëllim që ta ndihmojnë atë, por edhe që të promovojnë vlerat kombëtare larg vendlindjes. Përgëzimet që ia bëjmë “Jehonës”, me këtë rast, asnjë moment nuk minimalizon punën dhe kontributin e të tjerëve. Madje, vet themeluesit e kësaj Shoqata, edhe deri me tani, ishin kontribuos të dalluar, e veprimtarë të çështjes kombëtare, qoftë individualisht, apo përmes shoqatave të tjera. Themilimi i kësaj Shoqate, nga aktivistë të dalluar të diasporës sonë në Michigan, në rend të parë, të rinj e të reja, dëshmon dëshirën e flaktë të tyre, për t’i kontribuar zgjatjes së të vepruarit shqip në mërgim, përmes promovimit të vlerave kombëtare, e pastaj edhe për t’iu gjetë pranë vendlindjes së vet. Pra, gëzon fakti kur me organizime të këtillla merren të rinjtë, të cilët edhe me manifestimin e sontëm po e dëshmojnë misionin që i kanë vënë vetes. Madje, e dëshmuan këtë edhe me përzgjedhjen e mysafirëve; akademikun tonë të vetëm, dr. prof. Anton Berishaj, të madhin Çun Lajçi dhe Malësor Malësori Prënkoçaj.

Vëllezër e motra të dashur,
urojmë që sonte të kaloni një natë të bukur, siç u ka hije ju, dhe siç e meriton emri që na la aq vepra, e aq porosi!
Para dy ditësh shënuam përvjetorin e Fishtës në Gjimnazin e Tuzit, mbrëmë festuam në Teatrin “Migjeni”, kurse ju sonte në Michigan, po vulosni përcaktimin tonë të përbashkët, për të ruajtur vlerat tona.
Vepra e tij, e emri i tij, si edhe aktivitetet e këtilla, qofshin të përjetshme!
Me respekt,
Nikollë Camaj, kryetar i LDSH

Next Post

Nik Gjeloshaj:Shoqata “Jehona e Malësisë” urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes sonë të përbashkët”

Përkrahjet dhe urimet për themelimin e Shoqatës “Jehona e Malësisë” vijnë të një pasnjëshme.Së fundmi dhe Kryetari i Komunës së Tuzit,Z.Nik Gjeloshaj përmes një postimi në fb ka përshëndetur Shoqatën Jehona e Malësisë dhe udhëheqsinë e saj,duke shprehur gadishmërinë e pa rezervë për bashkëpunim mes Shoqatës dhe Komunës së Tuzit. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: