Nikollovski: Nëse s’ka datë për zgjedhje të shpejta, opozita do të dalë në rrugë

Kohanews Admin
0 0
Read Time:56 Second

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski i ftuar në emisionin “Utrinski Brifing” ka deklaruar se pas konsolidimit të organeve brenda partiake në LSDM, të dyja partitë duhet të ulen dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve. News33 përcjell se ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme.

“Situata politike është e papërmbajtshme dhe patjetër duhet shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Është çështje tjetër se sa do të zgjasin ato zgjedhje dhe sa do të zvarriten. Mendoj se duhet zhvillohet një bisedë në të cilën do të caktohet data për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Aleksandër Nikollovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nëse nuk ka datë për zgjedhje, opozita do të dalë në rrugë.

“Nëse nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme, por përsëri dua të besoj se do të ketë, po themi nëse nuk ka, rruga mbetet ambienti natyror i opozitës. Kjo është diçka që po shihet edhe tek fqinjët dhe në të gjithë Evropën”, u shpreh Aleksandër Nikollovski

“Pro” zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë edhe opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, por pa qëndrim të pretë mbi datën e mundshme për mbajtjen e tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Ministrja serbe kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete në Serbi, Gorana Çomiq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën. “Brukseli duhet të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën”, është shprehur ajo, shkruan Tanjug. “Po ashtu BE duhet t’i hapë negociatat për pranim për Maqedoninë e Veriut […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: