Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Nobelistja Bushamaui edhe zyrtarisht i ka propozuar kryeministrat Zaev dhe Cipras për çmimin Nobel për paqe për vitin 2019

2 min read
Loading...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ka pranuar një letër nga Uided Bushamaui, fituese e çmimit Nobel për paqe në vitin 2015, me të cilën e njofton kryeministrin Zaev se zyrtarisht ka dërguar letër deri tek Komiteti për çmimin Nobel për paqe, me nomimin që ai dhe kryeministri grek, Cipras të jenë kandidat për këtë çmim për vitin 2019.

Në letrën e dërguar, nobelistja Bushamaui me respekt të thellë shprehu bindjen e saj se Marrëveshja e Prespës, paraqet model për zgjidhje të qetë dhe konstruktive të mosmarrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale ndërmjet shteteve fqinje, e cila do të mund të shërbejë si shembull për gjithë rajonin Ballkanik dhe më gjerë, dhe se ratifikimi i marrëveshjes nga të dyja vendet dëshmon se dialogu, energjia pozitive, kosmpolitizmi, fryma e vendosshmërisë, përcaktimi i fuqishëm si dhe ndjenja për fqinjësi të mirë janë çelës për të gjitha problemet pa marrë parasysh presionet e nacionalistëve nga të dyja anët e kufijve.

„Në këtë proces dhe në këtë akt të guximshëm dhe vizionar me të cilin vërtetohet dialogu, besueshmëria  dhe baza për një të ardhme të përbashkët të Republikës Veriore të Maqedonisë dhe Greqisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare ju zotëri, kryeministër Zaev, si dhe zotëri Cipras, luajtët rolin kyç. Në këtë kuptim i lejoj vetes të shprehë respekt të madh dhe admirim ndaj ju dy liderëve – ndërtues të mëdhenj të paqes në Ballkan“, shkruhet në letrën e nobelistes Bushamaui deri tek kryeministri Zaev, me të cilën e njofton se atë dhe kryeministrin Cipras zyrtarisht i ka propozuar për kandidat të çmimit Nobel për paqe të vitit 2019.

Letër me përmbajtje identike, fituesja e çmimit Nobel për Paqe për vitin 2015,  Uided Bushamaui, i ka dërguar edhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras.

Leave a Reply