Nuredini nga Bogovina: Punojmë me profesionalizëm dhe shumë transparencë për qytetarët

Blerand Rexhepi

Kandidati për deputet në njësinë e VI-të zgjedhore njëherit edhe ministër në detyrë Naser Nuredini mbrëmë para banorëve të komunës së Bogovinës ka kërkuar mbështetje në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare duke thënë se po punojnë me qytetarët dhe vetëm për qytetarët.

Nuredini duke folur mbi konceptin dhe idenë e BDI-së për kryeministrin shqiptarë ka thënë se si subjekt por edhe ai vet personalisht punon për të gjithë qytetarët pavarësisht se cilit subjekt politik i takojnë.

‘Ne punojmë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se cili subjekt politik udhëheq komunën’, ka deklaruar kështu kandidati për deputet nga BDI, Naser Nuredini.

Ndërkohë që duke u njohur si një nga kuadrot më transparent në punën e tij, Nuredini para banorëve të kësaj komune ka thënë se ai punon me shumë profesionalizëm.

‘Unë punoj për efikasitet më të madh të institucionit që drejtoj, profesionalizëm dhe shumë transparencë’, ka thënë kështu mes tjerave para banorëve të komunës së Bogovinës, kandidati për deputet Naser Nuredini.

Next Post

Dr. Florin Besimi: BDI për bujqësinë ka programe konkrete dhe zotohet për zbatim në mandatin e ardhshëm

Dr. Florin Besimi, kandidat i BDI-së për zonën e 6-të, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka vizituar sot Tregun e gjelbër, ku ka takuar prodhuesit bujqësor dhe qytetarët, duke diskutuar për platformën e BDI-së, për bujqësinë dhe programin e kësaj force politike në mandatin qeverisës 2020-2024. BDI e konsideron bujqësinë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: