Nuredini nga Kamnjani: Nuk ka krenari më të madhe kur mbështetja vjen nga bashkëfshatarët

Blerand Rexhepi

Kandidati për deputet nga rradhët e BDI-së në zonën e VI-të zgjedhore njëherit ministër në detyrë për ambient jetësorë dhe planifikim hapësinor Naser Nuredini mbrëmë ka pasur takim në kuadër të fushatës parazgjedhore me banorët e fshatit Kamnjan, që njëherit është dhe vendlindja e tij.

‘Gurri rëndë peshon në vend të vet…’, është shprehur kështu Nuredini para banorëve të Kamnjanit ndërkohë që ka kërkuar votën dhe mbështetjen e tyre në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare për të realizuar idenë dhe konceptin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nuredini i cili njëherit është dhe ministër në qeverinë aktuale është shquar për bujarinë dhe sinqeritetin e tij si një kuadër i rritur dhe shkolluar jashtë vendit dhe me një kulturë të lartë inteketuale derisa tash garon në zonën e VI-të zgjedhore i karëti me rradhë.

Gjatë fjalimit të tij dhe elaborimit të punëve dhe projekteve të cilat kanë realizuar, Nuredini është shprehur se ndihet shumë krenar me bashkëfshatarët e tij.

‘Nuk ka krenari më të madhe se kur ke mbështetje nga bashkëfshatarët…’, ka thënë mes tjerave kandidati për deputet nga rradhët e BDI-së Naser Nuredini.

Next Post

Koxhaxhiku takon gratë në Çair: Do jem zë i fuqishëm i juaji në Parlament

Kandidatja për deputete nga rradhët e BDI-së për zonën zgjedhore numër III, Merita Koxhaxhiku gjatë këtyre ditëve ka pasur aktivitete të shumta duke takuar kështu gra në komunën e Çairit por edhe më gjerë më saktësisht takim në kuvendin vendor Faik Konica dhe në Fushë Topanë. Koxhaxhiku para të pranishmëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: