Nuredini takon afaristët në Tetovë: Biznesi vendor prioritet i yni edhe në mandatin e ri

Blerand Rexhepi

Kandidati për deputet nga rradhët e BDI-së dhe ministër në detyrë Naser Nuredini sot ka qëndruar për vizitë në kompaninë Les Komerc në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që pritet të mbahen më 15 Korrik.

Nuredini në këtë takim ka bashkëbiseduar me pronarët e këtij biznesi duke thënë kështu që do jetë një zë i fuqishëm që bizneset vendore të kenë përkrahje më të madhe nga ana e shtetit pasiqë në këtë mënyrë ato kontribojnë në rritjen e ekonomisë vendore.

Duke prezentuar platformën e BDI-së për mandatin e ardhëshëm, Nuredini në këtë takim ka treguar se cilat janë prioritetet në sferën e ekonomisë, pasiqë masat që do meren për prodhimet vendore e që janë marë edhe më parë me pakot antikrizë do të japin rezultat në ruajtjen e vendeve të punës dhe krijimin e vendeve të reja.

E këtë sigurisht sipas Nuredinit do e bëjnë bizneset vendore me përkrahjen e shtetit që nuk do të mungojë asnjëherë. Të bërit biznes dhe lehtësimet për ndërmarrjet prodhuese është prioritet i cili do të zbatohet, përkrahja për çdo vend pune, për kushtet dhe instrumentet lehtësuese për biznes si kreditimi, financimi dhe subvencionet, sqaroi mes tjerave kandidati për deputet Naser Nuredini.

Next Post

Godet Zoran Zaev: Mbrojta me jetën time Talat Xhaferin

BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u inçizua biseda e publikuar sot. Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak. Sidoqoftë, përkundër faktit që BDI nuk […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: