Odat e angazhojnë Qeverinë dhe bizneset për reformat e fuqisë punëtore që janë të nevojshme në Maqedoninë e Veriut

vull

Projekti i USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë afariste ishte nikoqir i dy forumeve – një në Tetovë dhe një në Shkup – në të cilët u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë vendase gjatë angazhimit të punëtorëve të kualifikuar në Maqedoninë e Veriut. Forumi u referua tek masat e reja për rritje të punësimit dhe kualifikimin e profesionistëve të rinj të cilët hyjnë në tregun e punës. Koço Angjushev, zëvendës i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje ekonomike, Greçen Birkëll, ushtruese e detyrës – përfaqësuese e Zyrës së USAID në Maqedoninë e Veriut, dhe Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore kishin fjalime hyrëse në forumin në Shkup.

 

Në fjalimin e saj, Greçen Birkëll e njohu rëndësinë e zhvillimit të zgjidhjeve të përbashkëta përmes dialogut publiko-privat. Ajo potencoi: “Fakti që dhe sektori privat dhe qeveria e identifikuan zhvillimin e fuqisë punëtore si pyetje kyçe, paraqet mundësi të përdorim përparësitë e tyre komparative dhe t’i zbatojmë në probleme të cilat nuk do të munden ti zgjidhin vetë”. Ajo shtoi: “Duam t’i falënderohemi Ministrisë për punë dhe politikës sociale që ishin të hapur të jenë bashkë-krijues të zgjidhjeve të orientuara kah tregu. Përpjekja e përbashkët me Odat për kornizën ligjore për praktikantë është shembull i mirë për atë se si zgjidhjet publiko-private mundet të Ju shërbejnë interesave të komunitetit të biznesit, qytetarëve dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut”.

 

Përfaqësues të qeverisë, sektorit privat dhe akademisë e njohën nevojën urgjente për punëtorë të kualifikuar, u pajtuan për reformën në arsim dhe për prekualifikim të të rinjve profesionistë si zgjidhje potenciale. Migrimi është problem serioz i cili ndryshon ofertën e fuqisë punëtore dhe e zmadhon mospërputhjen me kërkesën e punës në Maqedoninë e Veriut. Punëtorët shumë të kualifikuar, siç janë IT ekspertët, personeli i medicinës dhe inxhinierët, emigrojnë në vendet më të zhvilluara për vende të punës që paguhen më mirë. Këto sfida mund të zgjidhen nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë dhe sektorit privat.

 

Projekti i USAID partnerit për rregullativë më të mirë afariste implementohet nga „EPI CENTAR Internacional“ në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Oda Ekonomike e teknologjisë informative dhe të komunikimit (MASIT), Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë. Deri tani Projekti ishte aktiv në pjesën e përmirësimit të rregullativës së marrëdhënieve të punës, duke përfshirë edhe përgaditjen e Ligjit të ri për punë praktike, i cili për momentin gjendet në proces të miratimit në Kuvend.

 

Projekti Partneritet për rregullativë më të mirë afaristë, ka përgatitur edhe nëntë dokumente pozicioni si qëndrim të përbashkët të odave për marrëdhëniet e punës të cilat janë dërguar tek organet përkatëse kompetente dhe do të vazhdojë të publikojë artikuj, analiza dhe rekomandime në portalin biznisregulativa.mk.

Next Post

Ndërtimi i minares së Xhamisë “Ali Pasha”, i uli në tavolinë Zaevin, kryetarin e Ohrit dhe “Sovestin”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me u.d. kryetarin e Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski dhe u.d. drejtoren e IN Enti dhe Muzeu Ohër, Eleonora Novakovska me përfaqësues dhe kryetar të shoqatës së qytetarëve “Sovest”, Mihail Trendafillov, njofton Portalb.mk. Në takim është biseduar për çështjen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: