OEMVP mban Kuvendin vjetor

vull

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në hotel New Star mbajti Kuvendin Vjetor.  Hapjen e Kuvendit e bëri Kryetari i Kuvendit z.Menderes Kuçi, ndërsa të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha.

Në këtë Kuvend u realizuan ndryshime statutare, ku parashikohet mundësia për realizimin e Kuvendeve online, gjë e cila do të ndikojë në rritjen e efikasitetit në punë  të organeve të Odës gjatë periudhës së pandemisë, duke ndjekur gjithmonë trendet bashkëkohore.

Në këtë Kuvend u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse për mandatin e ardhshëm, ku për herë të parë në strukturat e OEMVP-së përveç nënkryetarëve të ri z.Salim Hasani nga kompania Moding, z.Ejup Abdullai nga kompania Fluidi-M, z.Arsim Papraniku nga kompania Neptun, bëhet pjesë edhe znj.Vlora Ademi, përfaqësuese e Grupacionit të Grave Afariste në OEMVP nga kompania Digicube. OEMVP përkrah afaristët e të gjithë vendit, me theks të veçantë grate afariste si dhe sipërmarrësit e rinj.

OEMVP si institucion është themeluar për të përkrahur dhe për të qenë në shërbim të sektortit të biznesit duke e bazuar punën në misionin dhe vizionin vet.

OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale, duke synuar që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim.

 

Next Post

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi ​​​​​​​ Myfti i Tetovës: Doli nga shtypi, Buletini i Vitit 2019

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi ​​​​​​​ Myfti i Tetovës Buletini 2019 Po i shkruaj disa fjalë për Buletini 2019, i cili është numri i pestë i buletinëve që janë botuar gjatë periudhës (2015-2019) deri sa jam duke vepruar si Myfti i Myftinisë së Tetovës. Myftinia e Tetovës është një institucion […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: