Omer Ajdini në krye të Forumit rinor të ASH-së

vull

Forumi i të rinjve i Aleancës për Shqiptarët (ASH) e ka mbajtur konferencën e parë me çka për kryetar është zgjedhur Omer Ajdini nga Kumanova. Në konferencën, kundër-kandidatë të tij kanë qenë Dardan Hiseni nga Shkupi dhe Abdulla Osmani nga Tetova.

“Do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë shkurt para të pranishmëve Ajdini.

Para delegatëve të pranishëm në konferencë e cila ka zgjatur 5 orë në Tetovë, është drejtuar edhe lideri partiak, Ziadin Sela.

“Forumi i të rinjve i Aleancës do të ndjek amanetin e vëllezërve, Naim, Abdyl e Sami Frashëri. Qëllimi është të ndryshohet sjellja ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të mos ketë qytetarë të rendit të parë ose të dytë, por të gjithë të jenë të barabartë. Do të luftojmë kundër atyre që gënjejnë dhe bëjnë kriminalitet dhe korrupsion, ndërsa mbajnë vende pune shtetërore”, ka thënë Sela.

Ajdini ka të kryer studimet e magjistraturës në shkencat politike.

Next Post

Kuman zbuloi se çfarë marrëveshje ka me Barcelonën

Humbja e fundit e 3-1 e Levantes ka sjellë përsëri kritikë tek trajneri i gjigantit Katalan, dhe në një kohë kur presioni po rritet në punën e tij, Ronald Kuman më në fund ka bërë një deklaratë duke diskutuar hapur për marrëveshjen, ose klauzolën që ai ka me Barcelonën.  “Asgjë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: