Orhan Murtezani emërohet drejtor në Hekurudhat e Maqedonisë-Transport

vull

Në seancën e sotme Qeveria për drejtor të SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë – Transport ka emëruar zëdhënësin njëherësh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Orhan Murtezanin.

Orhan Murtezani i njohur në opinion si zëdhënës për një kohë të gjatë është ndër themeluesit e Alternativës. Ka lindur në Saraj të Shkupit. Me profesion është ekonomist, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ‘’Shën Qirili dhe Metodi në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i ka vijuar në Univesitetin ‘’Marmara’’ në Stamboll në drejtimin Menaxhim dhe Organizim. Gjithashtu e flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze dhe Turke. 


Gjithashtu opinioni e njeh edhe si intelektual përmes paraqitjeve të shumta televizive, analizave dhe opinioneve të publikuara në revistat, gazetat dhe platformat e ndryshme elektronike në vend.

Next Post

Kryetari Merko me projekte të reja edhe në fushën e shëndetësisë

Kryetari I Komunës së Strugës, Ramis Merko përveç projekteve infrastrukturore që ka realizuar së fundmi realizon edhe proekte të tjera në fusha tjera. Projekti rradhës, pas projektit të ndërtimit të spitalit të ri, dokumentacioni I të cilit është në përfundim dhe i njëjti pritet të realizohet së shpejti, ka të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: