Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Orizi bio-smart, aplikacioni për telefona celular që që shpërblen qytetarët ekologjikisht të përgjegjshëm

5 min read

Më 20 qershor, në Shkup, nën organizimin e shoqatës për inovacione sociale “ARNO”, u mbajt finalja e garës në RMV për Ide të biznesit të gjelbër. Komisioni përzgjodhi idetë e mëposhtme: „Challenger- Aplikacioni për telefona celular që shpërblen të gjithë përdoruesit ekologjikisht të përgjegjshëm”, “ Rakatrak- qendër natyrore educative për fëmijë për krijimin e aftësive jetësore” dhe “ Prodhimi I orizit bio-smart”, do të jenë tre idetë përfaqësuese nga RMV në garën rajonale në të cilën konkurojnë edhe fituesit e garave nacionale në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Greqi, Kosovë, Serbi dhe Malin e Zi, të cilët garojë për të çmimin prej 10.000 dollarësh si mbështetje për realizimin e idesë së tyre. Për fituesit nacionalë, ARNO edhe sivjet ka siguruar mbështetje nga partnerët: Ideja e radhitur e para nga gara në vendin tonë, Challenger, merr  si çmim nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, një vaucer udhëtimi për ngjarje promovuese jashtë vendit. Në mënyrë plotësuese, të tre idetë fituese marrin vauçerë për shërbime konsultuese nga Asiociacioni për menaxhment dhe konsultime “MKA2000”.

 

Sivjet, gjithsej 12 ide garuan për plasma në finale e mbajtur në vendin tonë. Finalistët prezentuan idetë e tyre për biznese të gjelbërta, të cilat kanë logjikë ekonomike, ndikim pozitiv ndaj ambientit dhe komunitetit, e që mbajnë në vete elemente  innovative.

 

Bashkë me idetë fituese, në konkurecë u paraqitën edhe idetë:

Treebanks- platforma për blerje on-line të akomodimeve, transakcioni për të cilat mbështetj mbjelljen e një peme, Lojra edukatie ekologjike, Digestues modular anaerobik, Kuti e zgjuar për ilaçe e krijuar nga material të rezikluara, Kremëra organikë nga lajthia me dyllë ekologjik,  Shëtitje me biçikleta ekologjike, Skulptura nga mbeturinat, Ma Belle- restorant ekologjik qe do të angazhojë në vazhdimësi gjyshet për përgatitjen e ushqimeve tradicionale dhe Puzzle Green Events – agjencia e marketingut për organizimin e eventeve ” të gjelbërta”.

 

 

“ Sivjet në garë u paraqitën 38 aplikacione pë ride të gjelbërta të biznesit. Më vjen mirë që interesimi rritet nga viti në vit. Roli ynë në këtë garë , është të të inspirojmë sa më shumë qytetarë që të mendojnë për ekonominë e gjelbërt dhe të sigurojmë që këto biznese të vogla por të rëndësishme, të dëgjohen e të mbështeten. Sivjet, na gëzon fakti që përbërja e jurisë sonë ëhstë zgjeruar m epërfaqësues të rinj në agjencive donator, FIZhT-it dhe OEMVP-së dhe presim që pas 5 viteve përvojë në organizimin e garave të tilla, rruga për zhvillimin e ekonomisë së gjelbërt , të jetë trasuar mirë sepse ne kemi vision për një të ardhme të cilën po e ndërtojmë bashkarisht”, deklaroi irina Janevska nga ARNO, koordinatore e projektit.

 

 

“ Moto e Fondit për  Inovacione dhe Zhillim Teknologjik, është se inovacionet gjejnë përdorim gjithkund. Kjo vërtetohete dhe përmes kaq shumë propozim projekteve interesante që ishin pjesë e kësaj gare. FIZhT, do të vazhdojë të mbështesë projektet me “ komponenta të gjelbërta”, me përgjegjësi sociale e që ndikojnë pozitivisht për soqërinë”, deklaroi Branisllav Markovski nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

 

“ Ekipi I idesë sonë të gjelbër të biznesit, përbëhet nga 5 individë të rinj, Teodora, unë ( Ollga), Stefani, MItko dhe Filipi, që momentalisht gjendet jashtë vendit, por do të kthehet në shtator, pikërisht atëherë kur do të lançojmë aplikacionin tonë. Çfarë është Challenger? E thjeshtë, është një aplikacion mobil që ju detyron të lini makinën tuaj në shtëpi e të përdorni biçikletën ose të dilni në këmbë, sepse ne duam të krijojmë narrativin se çdo njeri që ecën në këmbë ose me biçikletë, meriton të shpërblehet. Gjithë kjo falë bizneseve lokale që marrin pjesë në shitoren tonë virtuele. Pëdoruesit e këtij aplikacioni, duke mbledhur kilometrat që ecin, mbledhin edhe para me të cilat blejnë zbritjet  , prodhimet ose shërbimet e tjera të shitores sonë”, deklaroi Ollga Rajçiq nga ekipi I Challenger .

 

“ Rakatrak gjendet në një vend të mrekullueshëm në malin “ Mali i Zi i Shkupit”, pra vetëm 16 kilometra larg qendrës së Shkupit, në fshatin Çuçer. Si fillim, qendra ofron punëtori educative – verore dhe dimërore, pranverore dhe vjeshtore. Por jo vetëm. Atje do të ketë aktivitete të tipit të organizimit të ngjarjeve interactive në natyrë, kërkimi I thesareve brenda vetes, jashtë vetes, gjëra që do të zbavisin edhe të vegëjlit edhe të rriturit e që për momentin nuk mund ti gjejnë asund tjetër përveçse në Rakatrak”, deklaroi Dejan Spasoviq nga RAKATRAK- Qendra natyrore edukative për krijimin e aftësive jetësore te fëmijët.

 

“ Orizi bio smart , ëstë oriz që prodhohet në mënyrë të qëndrueshme, kemi teknologji të avancuar dhe innovative, prodhohet në mënyrën përmes së cilës përpiqemi të mbrojmë ambientin jetësor, të japim një product cilësor, që do të arrijë direct nga prodhimi tek konsumatorët tanë, pra pa parapërgatitje, paspërgatitje e gjëra të tiilla, por direct nga prodhuesi te konsumatori”, deklaroi Jodranko Lefkov nga Shoqata qytetarë Grupi I Jadranit për përkrahje të pridhimit të orizit të qëndrueshëm,  Vllazërimi orizor- Çeshinovë

 

 

Në kornizë

 

Filantropia përmes ideve të gjelbrta", është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të qëndryshme të bizneseve të vogla, lokale dhe të gjelbërta, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi,

Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dhe mbahehet qënga 2012-ta. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili vend konkurrojnë në një konkurs rajonal. Të tre përfaqësuesit që fitojnë garën rajonale marrin 10.000

dollarë për realizimin e idesë së tyre në vendet e tyre.  Shoqata për Inovacionin Social “ARNO”, për të pestin vit radhazi, administron konkursin kombëtar “Filantropia përmes ideve të gjelbërta” dhe krenohet me idetë fituese nga Maqedonia: Kooperativa e parë për ushqim organik “Toka jonë e mirë” (2015), iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra,  që është rritur në një biznes të vogël, I drejtuar nga arkitektjai Marta Mojsova – “SPIN” (2016),  Iluzionet e  magjistarit Kristian Shopov (2017) dhe Start-upi i Jane Zaevskit dhe ekipit që krijoi platformën “Ushqimi për të gjithë” nëpërmjet të cilës, objektet hotelierike shesin dhe dhurojnë të ashtuquajturat ushqim të “minutes së fundit” (2017).