Osmani: Atmosferë zgjedhore të drejtë dhe garuese do ta riafirmojë pjekurinë tonë

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane, mbajtën takim pune me përfaqësues e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kryesuar nga Drejtori Zoran Trajçevski.

“Puna e mediave dhe mbrojtja e lirisë të shprehjes publike janë sfera të rëndësishme ku ende na nevojitet progres për ti plotësuar standardet evropiane dhe të krijojmë kapacitet për menaxhim me sfidat bashkëkohore të lajmeve të rreme, përhapjen e gjuhës së urrejtjes etj.” theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë edhe për zhvillimin e kapaciteteve demokratike të shtetit, si dhe rëndësinë e përmbushjes së kritereve evropiane në periudhën para Raportit të ri të Komisionit Evropian.

“Kemi shans në periudhën që vijon të krijojmë atmosferë të drejtë dhe kompetitive në të cilën do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, dhe me të, të tregojmë pjekuri demokratike dhe shoqërore, e cila do të vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian, dhe në përmbajtjen e së cilës, sërish, do të varet konfirmimi i vendimit të vendeve – anëtare të Samitit të qershorit, për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit” theksoi Osmani, duke potencuar bindjen të cilën e morri nga anëtarët e AShMAA-s, si dhe nga drejtori Trajçevski, për kapacitetin, përgatitjen dhe vendosmërinë e Agjencisë për të siguruar atmosferë të drejtë dhe garuese gjatë kohës së kampanjës.

Osmani riafirmoi edhe përgatitjen e Qeverisë për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të të gjitha parakushteve dhe detyrimeve lidhur si me punën e Agjencisë, ashtu edhe në përgjithësi lidhur në fushën e mediave.

Takimi u realizua në kuadër të vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, institucioneve përkatëse për zbatimin e reformave që ishin të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe implementimi i detyrimeve tjera lidhur me integrimin evropian të vendit.

Next Post

Dimitrov: Marrëveshja e Prespës i hoqi pengesat me Greqinë dhe e hapi rrugën drejt BE-së

Prespa ka hequr pengesën në marrëdhëniet tona me Greqinë, por njëkohësisht edhe ndërtoi urë drejt integrimeve të BE-së në vendin tonë. Me Marrëveshjen e Prespës arritëm diçka që Shuman, një prej  baballarëve ideatorë të Bashkimit Evropian do ta përshkruante “de fakto solidaritet përmes veprave konkrete”. Këtë e  theksoi shefi i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: