OSMANI: BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR KONTRIBUON NË ZHVILLIMIN E GJITHË RAJONIT

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot mbajti takim të përbashkët pune me Zëvendësministrin për Vetëqeverisje Lokale, Dejan Pavleski dhe me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, në të cilën diskutuan për thirrjen e parë për propozim projektet në kuadër të Programit IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë 2016 – 2020.

“Nga 3,5 milion euro të planifikuara me Programin IPA 2 2016-2020, me këtë thirrje të parë të shpallur javën e kaluar, fillon realizimi i 1,2 milion eurove.  Kjo gjithsesi nuk paraqet një shumë të madhe të mjeteve, por fakti që bëhet fjalë për thirrje të parë për bashkëpunim ndërkufitar, flet shumë. Që këtu edhe e ndjeva të nevojshme tu bëj thirrje palëve të interesuara, ti shqyrtojmë mundësitë dhe potencialet që qëndrojnë para nesh në aspekt të bashkëpunimit ndërkufitar”, theksoi Osmani. Më pas Zëvendëskryeministri Osmani vlerësoi se përmes realizimit të përshtatshëm të gjithë këtyre mjeteve, nënkupton përmirësimi i jetës së banorëve që jetojnë në zonat kufitare, si dhe kontribut në zbatimin e agjendës për lidhje (agjendë të konektivitetit), si një prej elementeve më të rëndësishme në realizimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal.

“Inkurajoj komunat të cilët mund të marrin pjesë në thirrjen të aplikojnë,“ theksoi Zëvendësministri për Vetëqeverisje Lokale, Dejan Pavleski, duke shtuar se komunat e planifikimit rajonal veri- lindje janë ndër më pak të zhvilluarat në vend, dhe kjo paraqet një mundësi  për përmirësimin e zhvillimit të tyre.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Frenk Jamat potencoi se në këtë zonë ku jetojnë rreth 700 000 banorë, përmes realizimit të dy prioriteteve kyçe zhvillimit ekonomik, që i përfshin forcën e punës, mobilitet dhe përfshirje sociale, si dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, do të jetë përfitim edhe për banorët edhe për bizneset, sepse, siç tha, dy vendet janë partner tregtar të rëndësishëm.

Në vazhdim të takimit u diskutuan edhe potencialet dhe mundësitë për avancimin e shfrytëzimit të mjeteve të IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar përmes realizimit të projekteve për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal, turizmit, arsimit dhe transportit lokal.

Next Post

Takimi i ministrit, Hysni Ismaili, me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit, Husein Karimi. Në takim, Ismaili dhe Karimi biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm në fushën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Iranit, i cili realizohet në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: