Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Osmani: Gjendemi në përfundimin e një maratone të gjatë dhe tani nuk kemi të drejtë gabimi

2 min read

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani sot ishte nikoqir i delegacioneve të Republikës së Irlandës dhe Republikës së Finlandës, të cilët qëndrojnë në vizitë pune në vend.

Në kuadër të vizitës, Osmani realizoi takim me dy delegacionet e udhëhequra nga Ministri Shtetëror për Çështje Evropiane i Republikës së Irlandës, Znj. Helen Mekenti, si dhe nga Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Z. Samuel Virtanen.

„Irlanda dhe Finlanda tashmë janë shënuar në kontekst pozitiv në historinë tonë eurointegruese, duke pas parasysh se në vitin 2004, pikërisht nën presidencën irlandeze, Maqedonia dorëzoi kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse në vitin 2005, vendi fitoi statusin kandidat nën mandatin e Komisionerit të atëhershëm për zgjerim Oli Ren, i cili vjen nga Finlanda”, theksoi Osmani në takim, duke falënderuar kështu për mbështetjen e përgjithshme të të dyja vendeve, në veçanti për kontributin e Finlandës në ruajtjen e fokusit të zgjerimit të Unionit, si vend – kryesues i ardhshëm me Këshillin Evropian dhe pjesë e treshes presidenciale të BE-së.

“Dhe kjo, përveç që flet për një kontekst pozitiv për të dyja vendet, flet edhe për gjatësinë e maratonës sonë, e cila me të vërtetë ka zgjatur shumë, dhe pikërisht për këtë, tani që jemi pothuajse afër fundit, këtë mundësi nuk kemi të drejtë ta humbasim”, – theksoi Osmani, duke shtuar se përparimi në zbatimin e reformave nga Plani 18, si dhe nga gatishëmria e vendit për të ofruar rezultat për edhe një rekomandim të pastër me raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian, i cili Osmani pret të rezultoj edhe me konfirmim të vendimit për negociata nga ana e Këshillit Evropian në qershor.