Osmani: Integrimi evropian i vendit kontribuon në përmirësimin e klimës së biznesit

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Kryetaren e Asociacionit Evropian të Biznesit (AEB), Katerina Boshevska.

Në takim u hapën temat lidhur me integrimet evropiane të vendit dhe statusi i reformave të zbatuara nga aspekti i mundësive dhe potencialeve që i kanë në dispozicion për biznes në kuadër të tregut të vetëm evropian, si dhe përmirësim i zhvillimit të tyre në kontekst të stabilizimit të gjendjes politiko-ekonomike në vend në dy vitet e fundit.

“Integrimi i caktuar evropian i vendit kontribuon në përmirësimin e klimës së biznesit në vend me implementimin e standardeve evropiane dhe vlerave në punën e sektorit të biznesit, ku ka ndikim pozitiv edhe në avancimin e marrëdhenieve ekonomike me BE-në, duke siguruar përfitime të ndërsjella për bizneset”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. ”Nga ky aspekt, roli i AEB në procesin euro- integrues pres që në mënyrë plotësuese të kontribuoj për përafrimin e praksave të bizneseve të maqedonisë deri tek rrethi i biznesit evropian”, shtoi Osmani.

Në vazhdim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani dhe Kryetarja Boshevska, diskutuan edhe për mundësinë për angazhim të drejtëpërdrejtë të AEB në përmirësimin e pjesës të shfrytëzimit të fondeve të BE-së që janë në dispozicion për kompanitë e maqedonisë me qëllim të nxitjes së zhvillimit të ndërmarrësisë, si dhe në përgjithësi bashkëpunim më të ngushtë të Asociacionit me Sekretariatin, dhe në përgjithësi me institucionet Qeveritare.

Next Post

Dick Marty përdor argumentum ad misericordiam për t’i ikur ballafaqimit me mua

Bardhyl Mahmuti Meqenëse kishin kaluar më shumë se pesë muaj që nga koha kur Dick Marty pranoi publikisht se do të ballafaqohej me mua pasi të ketë lexuar librin tim dhe nuk kisha marrë përgjigje vendosa që t’i drejtohem përmes një letre publike. Letra ime e datës 7 prill 2019 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: