Osmani në Rumani: Perspektiva evropiane është oksigjen për sukseset si Marrëveshja e Prespës

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Rumanisë mbajti takim me Ministrin e deleguar për Çështje Evropiane të Rumanisë, Xhorxhe Çimba, ku u hapën temat për sfidat dhe perspektivat e kryesimit të Rumanisë me Bashkimin Evropian.

“Mirënjohje të sinqerta për kolegun tim Çiamba, për marrjen e timonit të BE-së. Që gjithsesi paraqet sukses të madh për Rumaninë, si dhe potencial të madh për gjithë ne, vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e pasur parasysh afërsinë dhe interesin e Rumanisë për rajonin si dhe marrëdhëniet tradicionale miqësore me Maqedoninë” – theksoi Osmani gjatë takimit. Osmani potencoi suksesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, duke shprehur kënaqësinë e mbylljes së një ndër çështjet të hapura më të rëndësishme dhe më komplekse, me të cilën shmangen gjitha pengesat politike për progresin e vendit në strukturat euro- atlantike.

“Krahas Marrëveshjes së Prespës, kishim sukses të madh edhe në arritjen e Marrëveshjes historike për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe konsensus thelbësor për Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, me të cilin i shmangëm gjitha çështjet e mëdha politike të brendshme dhe të jashtme” –  theksoi Osmani, duke potencuar se perspektiva evropiane është oksigjen kryesor për këtë sukses, me të cilin qartë theksohet fuqia e idesë evropiane për transformimin pozitiv të shoqërisë.

“Suksesi i Prespës pres të ketë ndikim pozitiv edhe në vendet tjera të rajonit, si një shembull pozitiv për mbylljen e çështjeve të hapura nëpërmjet dialogut, politikës së hapur dhe qasjes pozitive” – theksoi Osmani, duke potencuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si një ndër sfidat më të rëndësishme në rajon.

Gjatë vizitës së tij, Osmani mbajti takim edhe me Kryeministren e Republikës së Rumanisë, Viorika Dançila, Ministrin për Punë të Jashtme Teodor Maleshkanu, si dhe me Ministren për fonde Evropiane, Rovana Plumb, gjithashtu Osmani mbajti takime edhe me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane, Gabriela Kretu, si dhe me Nënkryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve (dhoma e poshtme), Florin Lordake.

Leave a Reply

Next Post

“Shokët e Vërtetë” projekti i të riut që e ngriti në piedestal kinematografinë në Gostivar

Nëse para disa muajve do e kishe menduar Gostivarin dhe Kulturën ishin pothuajse dy gjëra të cilat as që mund të mendoheshin së bashku, por me mund dhe sakrific ja doli që Gostivarin ta bën qytet të kulturës e që mori hov Brenda dhe jasht Maqedonisë. Lindja dhe perëndimi I […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: