Osmani në takim me anëtarët të grupit punues ndër-resorial për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve: Implementimi i ligjit për gjuhë po realizohet me dinamikë të kënaqur

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, si pjesë e vizitave institucionale, lidhur me procesin të mbikëqyrjes në zbatimin e reformave të Planit 3-6-9 dhe Planit 18 mbajti takim me anëtarët përgjegjës të grupit punues ndër-resorial, drejtorin e Agjencisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela, sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së RMV, Dragi Rashkovski dhe zëvendës sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së RMV, Tahir Hani.

“Ligji për gjuhë ishte pjesë e Planit 3-6-9 dhe implementimi i saj ligjor është e realizuar në përgjithësi por obligimi ynë është që ta ndjekim edhe implementimin faktik nëpër institucione, njësoj si për gjitha reformat tjera të parapara me planet reformuese”, theksoi Osmani, duke shprehur kënaqësi nga ritmi me të cilën po implementohet Ligji.

“Gjithsesi se ekzistojnë sfida dhe gjendje të paparashikuara, por na gëzon fakti se ekziston qasje pozitive në mënjanimin e gjitha pengesave duke e aplikuar frymën e Ligjit aty ku do të paraqiten sfidat”, theksoi Osmani.

Osmani theksoi në më shumë vendime të cilat i ka solli Qeveria në drejtim të implementimit të Ligjit, si që është vetë formimi i grupit të punës ndër-resorial, më pas duke i detyruar ministritë për implementimin e Ligjit në kuadër të dokumentacionit, formimit të Agjencisë për zbatimin e Ligjit, vendimi për ti dhënë hapësirë agjencisë, si dhe numër të madh masa të tjera me të cilat zbatohet ligji.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së RMV, Dragi Rashkovski, vuri në dukje se zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve u siguron të drejta qytetarëve që natyrshëm u takojnë, ndërsa çdo ligj duhet të jetë në shërbim të popullit. Ai si bartës i grupit të punës ndër- resorial për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, tha se zbatimi i këtij ligji është pranuar pozitivisht nga të gjitha institucionet dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore ofron mbështetje institucionale dhe teknike, si dhe përmes rekomandimeve për zbatimin e plotë të këtij ligji.

Drejtori i Agjencisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela, shprehu kënaqësi që në takimin e sotëm me zëvendës kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, e prezantoi funksionimin e deritanishëm të Agjencisë dhe vuri në dukje gatishmërinë që e njëjta të fillojë të punojë me kapacitet të plotë.

Takimet institucionale për mbikëqyrje të implementimit të reformave nga Plani 3-6-9 dhe Planit 18 vazhdojnë edhe më tej, ndërkaq sipas njoftimit, nesër Osmani do të jetë në takim me anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele si një ndër institucionet e rëndësishme në zbatimin e reformave lidhur me liritë e mediave, në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Next Post

Ministria e Drejtësisë: Përkrahja e Ligjit për prokurori publike është përkrahje e të ardhmes sonë evropiane

Përkrahja e Ligjit për prokurorinë publike është kyç për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thonë nga Ministria e Drejtësisë dhe shtojnë se vazhdojnë me konsultime me partitë politike dhe grupet e deputetëve nga opozita. “Ligji i cili është në procedurë kuvendore i implementon të gjitha standardet ndërkombëtare […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: