Osmani – Predan: Rrisim marrëdhëniet miqësore me Slloveninë

vull

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar sot Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në RMV, Milan Predan. Me këtë rast ka përgëzuar Ambasadorin e ri për marjan e funksionit duke i dëshiruar punë të frytshme dhe bashkëpunim të suksesshëm si me paraardhësin e tij. Siç ka theksuar Osmani bashkëpunimi mes dy vendeve dhe Ambasadorin paraprak ,z.Milan Jasbec ka qen i shkëlqyeshëm,duke e siguruar Ambasadorin e sapoemëruar për mbështetje të plotë të Ministrisë së Punëve të jashtme,dhe zhvillim të mëtutjeshëm të marëshënieve miqsore mes dy vendeve.

“Më lejoni t’ju përgëzoj për marrjen e funksionit të ri dhe po ashtu t’ju dëshiroj punë të frytshme dhe bashkëpunim të suksesshëm, me çka, edhe më tej do të përforcohen marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Me paraardhësin tuaj Milan Jazbec, kishim një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe ju siguroj që në periudhën e ardhshme, do të keni mbështetje të plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve”, u shpreh Osmani pas takimit.

Next Post

Ministri Nuredini pret në takim ambasadorin spanjoll: Punojmë me ritëm të përshpejtuar drejt përmbushjes së standardeve mjedisore europiane

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës ET Emilio Lorenzo Serra të shoqëruar nga përfaqësuesit e Zyrës për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare. Ambasadori Serra uroi Ministrin Nuredini për emërimin si Ministër dhe i uroi punë të suksesshme në mandatin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: