Osmani: Realizohet iniciativa e Italisë për kthim të shpejtë të zgjerimit në agjendën e BE-së

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Ministrin- këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm për Ballkanin në Ministrinë për Punë të Jashtme të Italisë, Andrea Kaskone në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

“Pas dëshpërimit të thellë nga Samitet e tetorit, iniciativa e Kryeministrit Konte, për kthim të shpejtë të procesit të zgjerimit lartë në agjendën e BE-së, sot plotësisht është e përmbushur. Para nesh kemi kornizë praktikisht të përmbushur për metodologjinë e re dhe Raport të Komisionit Evropian i cili ofron mundësi që në samitin e ardhshëm të BE-së të përmirësohet gabimi i vitit të kaluar”, theksoi Osmani, duke i përcjellë falënderime Kaskones për mbështetjen pro- aktive nga ana e Italisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe në përgjithësi për procesin e integrimit të rajonit në BE.

Gjatë bisedës nga ana e dy bashkëbiseduesve së bashku konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në më shumë sfera të interesit të përbashkët, që bazohet në besimin e ndërsjellë, respektin dhe mirëkuptimin në më shumë nivele, dhe njëkohësisht u theksua edhe pajtueshmëria e ndërsjellë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Next Post

“Hajde këtu, hajde”, Thaçi e ul Vjosa Osmanin afër vetes (Video)

Një moment epik ka ndodhur në mes të tre liderëve kryesorë të institucioneve të vendit tonë në ceremoninë e FSK-së për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Derisa Albin Kurti, kryeministër, po çohej nga karriga e tij për të bërë nderime, presidenti Thaçi pa se po vinte krykuvendarja Osmani. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: