OSMANI: SI ANËTARËT ASHTU EDHE KANDIDATËT PËR BE, KANË DETYRIM TË PËRBASHKËT TË KRIJOJNË NJË EVROPË MË TË SIGURT DHE MË STABIL

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Portugalisë mbajti takim me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos.

Në takim u hapën temat për mbështetjen nga ana e Portugalisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për bashkëpunimin bilateral mes Parlamenteve të të dy vendeve si dhe për temat lidhur me sfidat evropiane, si që janë: Bregzit,ndikimi i lajmeve të rreme,  depërtimi i populizmit radikal, nacionalizmi,etj.

“Jemi dëshmitar të një periudhe më turbulente për kontinentin  e Evropës nga lufta e dytë botërore e këndej. Zgjedhjet në Evropë po zhvillohen me sfida të rënda që imponon procesi Bregzit, ku kontinenti ende është nën ndikimin e depërtimit të populizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit, por akoma janë aktuale edhe kërcënimet bashkëkohore hibride” – theksoi Osmani. Në këtë drejtim bashkëbiseduesit së bashku theksuan se vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE kanë detyrim të përbashkët në krijimin e një Evrope më stabile dhe më prosperuese, ku Osmani potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është partner stabil i BE-së në Ballkan.

Gjatë bisedimeve Zëvendëskryeministri Osmani shkurtimisht informoi bashkëbiseduesen e tij edhe për implementimin e reformave, për rezultatet e arritura, mënyra se si institucionet po adaptohen në reforma, zgjedhjet e ardhshme, si dhe për proceset tjera lidhur me integrimin evropian të vendit tonë.

Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve duhet të zgjerohet edhe mes dy Parlamenteve, por në drejtim që më lehtë të shpërndajnë përvojë me kolegët nga Portugalia, ku theksuan kënaqësi të ndërsjellë nga formimi i grupit për bashkëpunim me Portugalinë në Kuvendin tonë.

“Parlamentet Nacionale luajnë rol shumë të rëndësishëm në harmonizimin e legjislacioneve dhe harmonizimin e tyre me legjislaturën  evropiane ‘AKI’, dhe në këtë drejtim pres aktivitete të përforcuara në periudhën e ardhshme, në veçanti në drejtim të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shtëpive ligjdhënëse, përmes grupit tani më të formuar për bashkëpunim me Portugalinë, si dhe përmes shfrytëzimit të përvojës së Portugalisë në këtë proces”- shtoi Osmani. Në këtë kontekst së bashku u konstatua se rroli i Parlamenteve Nacionale dhe Parlamentit të Evropës është e rëndësisë së veçantë për procesin e zgjerimit edhe për reformat e reja politike të BE-së.

Në kuadër të vizitës disaditore të punës në Portugali Zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva, ndërkaq  ditën e diell (07 prill) do të merr pjesë në  takimin vjetor Horasis Global (Horasis Global Meeting ) që është një prej mbledhjeve kryesuese botërore të liderëve politik ku këtë vit diskutimet do të fokusohen rreth temës “Katalizim i përfitimeve nga Globalizimi”.

 

Next Post

Me 5 prill 1939 lindi Mbreti Leka: Sot Oborri Mbreteror Shqiptar perkujtoi ditën e lindjes së Mbretit Leka l!

Në mauzeleumin “Nena Mbretereshë ” u benë homazhe , u vendosën kurora dhe lule në varrin e Mbretit Leka l . Në fjalën e tij , Prince Leka falenderojë pjesmaresit dhe foli mbi jetën e Mbretit Leka l Na nderuan me fjalën e tyre z Sulejman Gjana Kryetar i PLL-s […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: