Pa të dhëna relevante që priten nga regjistrimi i popullsisë, jo vetëm që nuk do të mund të krijojmë politika për zhvillim të qëndrueshëm, por do të bëhemi edhe vend jashtë nga rrjedhat kryesore për mbështetje

vull

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë  së Veriut, përveç se si operacion statistikor, është obligim i jonë si anëtare e Kombeve të Bashkuara (KB) është i rëndësishëm edhe për shkak të të dhënave të cilat do ti marrim. Në kontekst të hulumtimeve dhe analizave të caktuara, këto të dhëna i japin konturat e nevojshme për krijimin e politikave publike efikase për zhvillimin socio-ekonomik.

Pa të dhëna të azhurnuara dhe relevante, të përcaktuara nga institucioni zyrtar siç është Enti Shtetëror për Statistikë, do të jemi vrimë e zezë në botë si vend i vetëm i cili nuk ka asnjë lloj vizioni real me të dhëna të mbështetura për zhvillimin e saj.

Asnjëri nuk do vend të tillë si partner. Asnjë investitor nuk do të shfaq interes të investojë kur do të sheh se vendi nuk i ka të dhënat themelore statistikore për resurset e saj për fuqinë zyrtare të punës, për tregun për shprehitë shpenzuese.

Me të dhënat nga Regjistrimi  i popullsisë, marrim udhërrëfyes për realizimin e 17 qëllimeve për zhvillim ekonomik për të cilat, si anëtare e KB-së, Maqedonia e Veriut u detyrua t’i plotësojë deri në vitin 2030, të cilat bashkojnë tre dimensione.

•       Dimensioni ekonomik (burimet ekonomike, zhvillmi dhe rritja, me qëllim të analizës së gjendjeve dhe planifikimeve të ardhshme makroekonomike të zhvillimit të vendit);

•       Dimensioni i mjedisit jetësor (marrje e masave të nevojshme për t’u shmangur dëmet e pakthyeshme të kapitalit natyror afatgjatë për përfitimet afatshkurta përmes harmonizimit të projekteve zhvillimore me aftësi të ripërtërishme të mjedisit natyror, menaxhim me burimet natyrore, mbrojtje dhe shfrytëzim i qëndrueshëm i natyrës, parandalim dhe luftë kundër ndotjes);

•       Dimensioni social (ka për qëllim krijimin e standardeve të barabarta për jetesë, solidaritet dhe luftë kundër varfërisë).

Regjistrimi i popullsisë do të sigurojë të dhëna të cilat e japin bazën për krijimin e politikave efikase publike që shpien drejt çrrënjosjes të të gjitha formave të varfërisë, pabarazisë, ruajtjes së mjedisit jetësor, sigurimit të paqes dhe prosperitetit.

Enti Shtetëror për Statistikë në vazhdimësi përpiqet për prodhimin dhe integrimin e setit të indikatorëve të cilët paraqesin mbështetje statistikore për ndjekjen e shkallës së realizimit të konceptit për zhvillim të qëndrueshëm, me qëllim që shfrytëzuesve të të dhënave në mënyrë vizuale t’u paraqitet përparimi që Maqedonia e Veriut ka arritur në rrugën drejt realizimit të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm.

Në mungesë të të dhënave më të reja për popullsinë, Maqedonia e Veriut jo vetëm që nuk mund të krijojë politika për realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, do të bëhet edhe vend jashtë nga rrjedhat globale për mbështetje.

Next Post

Komunikatë nga KF Shkëndija: Statusi i LFK- Tetovë, parasheh vetëm tre delegate nga klubi ynë o aq sa kanë edhe disa klube të rangeve më të ulët të Tetovës, kjo nuk është e drejtë!

Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit rreth kuvendeve zgjedhore për përfaqësim organizativ të futbollit në RMV, sikurse në nivelin lokal (Lidhja Komunale Futbollistike Tetovë), poashtu edhe në nivelin qendror (Federata e Futbollit të Maqedonisë), KF Shkëndija njofton opinionin, institucionet përkatëse, dhe me gjërë, se nuk do të jetë aspak pjesëmarrëse […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: