Parku Kombëtar Mali Sharr – një mundësi historike për Maqedoninë e Veriut

Blerand Rexhepi

Katër vjet më parë, një foto e një këlyshi të një rrëqebulli ballkanik nga Maqedonia e Veriut ngjalli shumë interes në mediat ndërkombëtare, diçka që nuk ishte parë për më shumë se një dekadë. Sot, vlerësohet se mezi pesëdhjetë nga këto mace të mëdha të rrezikuara në mënyrë kritike mbeten në vend, dhe thjesht vërejtja e rrëqebullit në rajon jep shpresë se ata përsëri do të kthehen.

Popullsia e rrëqebullit për dekada me radhë vëren rënie. Prerja e paligjshme e pyjeve, vrasja e trofeve, shfrytëzimi i tepërt i ujit dhe gjuetia pa leje kanë ndikuar në uljen e popullsisë së macave të këtij lloji, si dhe degradimin e përgjithshëm të mjedisit jetësor.

Sidoqoftë, shpallja e parkut kombëtar në një pjesë të territorit të Malit Sharr është një mundësi historike për Maqedoninë e Veriut. Dhe jo vetëm për rrëqebullin ballkanik që është një simbol për të gjithë rajonin dhe një nga kafshët më të rralla në botë, por edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.Pavarësisht territorit të saj relativisht të vogël, Maqedonia e Veriut është shumë e rëndësishme për biodiversitetin e Evropës. Deri në dy të tretat e specieve bimore të vendit, si dhe arinjtë kafe dhe dhia e egër ballkanike, hasen në Malin e Sharrit.

Në një kohë kur ekosistemet natyrore, dhe kështu shëndeti i njeriut, janë në rrezik, diskutimet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për shpalljen e një parku kombëtar mund të japin një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet globale për të ndalur humbjen e madhe të biodiversitetit.

Shtëpia e rreth 30 fshatrave dhe më shumë se 26,000 banorëve, Parku mund të nxisë ekoturizmin dhe të hapë mundësi punësimi për komunitetet në rajon.Nëse tragjedia e quajtur KOVID-19 na mësoi ndonjë gjë, është që ne duhet t’i japim përparësi një ekzistence të sigurt dhe të qëndrueshme për komunitetet dhe të mbrojmë natyrën nga e cila varemi, për hir të mirëqenies mendore, fizike dhe ekonomike. Ky veprim për të krijuar Parkun Kombëtar të Malit Sharr është një hap i fuqishëm drejt arritjes së të dy qëllimeve. UNEP është krenar që ka mbështetur këtë udhëtim të përbashkët emocionues me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut që nga viti 2016, përmes një projekti të financuar nga Fondi Global për mjedisin jetësor.

Ky zhvillim gjithashtu mundëson mësime të dobishme për bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar mbi sfidat mjedisore, duke krijuar një nga zonat më të mëdha të mbrojtura ndërkufitare në Evropë, të shpërndarë në disa vende të Ballkanit. Një zhvillim i tillë vjen në vitin e ndryshimeve të aksioneve në mjedisin jetësor. Gjatë vitit, vendet do të finalizojnë një kornizë ambicioze për mbrojtjen e biodiversitetit pas vitit 2020. Në qershor, ne do të fillojmë Dekadën e KB-së të restaurimit të ekosistemeve, si një lëvizje globale për të mbështetur vendet në ndalimin e degradimit të tokës. Ndërsa mbrojtja e shtuar e thesareve të planetit tonë sjell përfitime për të gjithë.

Në Kombet e Bashkuara, ne shohim që zonat e mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare, mund të punojnë për njerëzit dhe mjedisin jetësor. Prandaj, nuk janë për t’u habitur edhe rezultatet e hulumtimeve të fundit të cilët tregojnë se më shumë se 82% e të anketuarve mbështesin shpalljen e Malit të Sharrit si një park kombëtar.

Kuptohet që ne nuk mund të vendosim thjesht një gardh rreth një pjese të tokës dhe të mendojmë se kemi bërë një punë të mirë. Ne duhet të punojmë së bashku për të ndaluar humbjen e biodiversitetit jashtë zonave të mbrojtura. Kjo do të thotë bashkëpunim i ngushtë me komunitetet, bizneset lokale dhe iniciativat e infrastrukturës tashmë të zhvilluara për të demonstruar se është me të vërtetë e mundur të jetosh në harmoni me natyrën. Sigurimi i integritetit të ekosistemit unik të Malit Sharr për gjeneratat e ardhshme do të nënkuptojë një pasqyrë të plotë të ndikimit mjedisor të çdo infrastrukture ekzistuese ose të planifikuar që mund të prishë ekosistemin dhe një vendosmëri për të identifikuar alternativa për të shmangur dëmtimin e mjedisit jetësor.

Maqedonia e Veriut është në prag të një arritjeje të lartë për të cilën brezat e ardhshëm mund të krenohen. UNEP mbetet i përkushtuar për të mbështetur shtetin në përpjekjet e tij aktuale dhe në rrugën e tij drejt së ardhmes.

Inger Andersen, Drejtoreshë Ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor.

Next Post

Besimi dhe Tejada nënshkruan harmonizimin e Marrëveshjes për shmangjien e tatimimit të dyfishtë me Zvicrën me konventën e OECD-së

Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Zvicrës në vend Sibil Zutter Tejada nënshkruan Protokollin për harmonizimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës për shmangien e tatimimit të dyfishtë, në përputhje me konventën e re tatimore të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: