Partia Lëvizja e Legalitetit: Nuk mund të heshtim ndaj zgjerimit të ujërave territoriale Greke në dëm të Shqipërisë!

vull

PLL ngre shqetësimin në lidhje me atë që po trumpetohet për të mbuluar të vërtetën që po bëhet me ujrat teritoriale tonat, duke u nisur nga ajo se Greqisë, mbështetur në Konventën UNCLOS (neni 3 dhe 4), parimisht i rezervohet e drejta për të zgjeruar ujërat e saj territoriale deri në 12 milje detare nga vija e saj bazë.
Për shumë arsye
Shqipëria duhet të kishte kërkuar nga pala greke, përpara se ajo të shpallte dekretin mbi zgjerimin e ujërave territoriale, shpjegime konkrete dhe të shpaloste strategjinë dhe kërkesat e saj mbi këtë çështje.
Për më tepër, Shqipërisë i lind e drejta që ta ngre dhe diskutoj këtë çështje në forumet relevante (Sekretarin e Përgjithshëm të OKB) përgjegjës për implementimin e dispozitave ligjore të Konventës UNCLOS 1982, përmes komunikimit apo deklaratës zyrtare.
Fakti që shteti grek nuk ka shpallur zyrtarisht zgjerimin e ujërave territoriale deri në 12 milje në detin Egje, përballe Turqisë, është një indikacion i vlefshëm juridik e politik.
Konkretisht!
Zgjerimi i ujërave territoriale greke në këtë mënyrë kufizon lirinë lundrimore të anijeve shqiptare dhe anijeve me flamur të huaj bazuar në nocionin ligjor të UNCLOS 1982 “freedom of navigation”, si dhe parë në optikën e argumentave juridik të mëposhtme:
Ngushtica (ndërkombëtare) e Korfuzit me rëndësi të madhe ekonomike e gjeopolitike, gëzon status të veçantë ligjor.
Bazuar në nocionin juridik (UNCLOS 1982) të drejtësisë, paanshmërisë dhe proporcionalitetit.
Hapësira tepër e kufizuar detare mes bregdetit shqiptar dhe atij grek në detin Jon, mund të krijoj problematika praktike e ligjore të natyrës rajonale e ndërkombëtare.
Ekzistenca e shumë ishujve dhe shkëmbenjve mbiujor pranë Korfuzit, kanë ende status ligjor të veçantë.
Mosmarrëvjet historike e aktuale mes dy shteteve mbi delimitimin e ujërave territoriale duhet të zgjidhen me dakortësi dypalshe dhe qetësisht e kjo mbështetur mbi të drejtat historike që të dy shtetet mund të kenë mbi rajonin konkret detar, vëçanërisht mbi gjiret historike e aq më tepër kur shtetet përkatëse janë palë në Konventën UNCLOS 1982.
Transparenca dhe dakortësia shkencore juridike me ndihmën edhe të ekspertëve ndërkombëtare duhet të jenë bazë e delitimimit të ujrave detarë midis nesh e jo dekretet e botuara dhe faktura në fletoret zyrtare greke.
Zgjidhja nē këtë formë do të shuante çdo dritëhije dhe problemet nuk do të rrinin të mbartura brez pas brezi, si shumë probleme të tjera, e të bëhen shkak për mosmarrveshje që do të krijonin një fqinjësi jo të mirë e të padëshiruar.
Heshtja dhe anashkalumi ndaj problemeve në vazhdimësi me Greqinë bejnë që këtij shteti fqinjë të i shtohet oreksi në kurriz të Shqipërisë dhe kjo djallëzisht pikërisht në momente kur ne kemi nevojë për mbështetje nderkombtare të tyre.
Mos dënimi i genocidit grek ndaj popullësisë çame, anashkalimi i çeshtjes çame nga ana jonë në tavolina bisedimesh, heshtja jonë ndaj mos obrogimi të ligjit të luftës nga pala greke dhe tolerancat pa reciproritet ndër vite me Greqinë, si me vendosjen e varrezave në jug të Shqipërisë trajtimi i minoriteteve dhe i emigranteve, kanë qenë dhe jane disa problematika dhe çeshtje që pala e jone shqiptare kurrē nuk duhet të i anashkalonte në çdo bisedim për të qenë dinjitoz dhe të drejtpërdrejtë në mbrotjen e interesave dhe çeshtjeve kombëtare🇦🇱.
Bernard Vata
Nën/Kryetarë i PLL
Next Post

ALI AHMETI në Klan Debat: Është interes politik dhe strategjikë që Maqedonia e Veriut të ketë port në Adriatik (VIDEO)

Interes i shtetit tonë është që korridori 8 të jetë funksional ashtu siç është funksional edhe korridori 10. Me shumë interes shtetëror është që ne të kemi një port si Republikë e Maqedonisë së Veriut në brigjet e Adriatikut, në Durrës apo në Vlorë, çështje për të cilën kam biseduar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: