Pas 20 viteve i buzëqesh fati, veterani i luftës merr vendim pune në NP Radiodifuzioni Nacional

Blerand Rexhepi

Kanë kaluar tashmë thuajse 20 vite që kur Nazmi Odai si një luftëtarë lirie ka mbajtur familjen e tij me ndihma sociale. Por që pas gjithë këtyre viteve me shumë sakrifica më në fund ky vit do të fillojë me këmbë të mbarë, sepse edhe ai ka siguruar një vend pune e që nga data 1 Janar do të nis një rrugë të re me plot entuziazëm pasiqë të paktën dikush i hapi derën dhe i ofroi një dorë si mbështetje për t’i thënë se tashmë nuk është vetëm.

Që t’i kompleksohet akoma më shumë jeta pasiqë krahas papunësisë ai ka edhe probleme shëndetësore ndërkohë që nuk ka qenë në gjendje të përballojë edhe sëmundjen por edhe terapitë e dializës.

I vetëm dhe pa asnjë të ardhur përveç ndihmës sociale, Nazmiu nuk ka kërkuar asnjëherë mëshirë por vetëm një punë për të mbajtur dhe siguruar familjen e tij si gjithë të tjerët por që deri më sot i kishte munguar.

Por legjendat thonë se gjithmonë ka një dritë të vetme në fund të tunelit e që ajo dritë për Nazmiun nga sot po shëndritë.

Nga sot, ai ka një punë të sigurtë dhe që nga mbarimi i luftës ky veteran sot ka ditën e parë të punës dhe përvojës së tij e pikërisht në NP Radiodifuzioni Nacional. Këtë e ka bërë të ditur vet Nazmiu i cili ka marrë vendimin e punës personalisht nga drejtori i kësaj ndërmarje shtetërore Festim Halili.

Next Post

FSK i bashkohet Gardës Kombëtare Amerikane në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës të saj

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misionin e parë paqeruajtës, jashtë vendit, si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowa-s, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: