Pas “skandalit”, Zhugiq, cili do jetë qëndrimi i ASH-së ndaj VMRO-së?

Blerand Rexhepi

Pas “skandalit” të kryetares së komitetit qendror të grave të të VMRO-së, Jelena Zhugiq e cila në një audio e shfaqur në media ka fyer rrënd shqiptarët, në rrjetet sociale shqiptarët komentojnë, “a do vazhdon edhe më tej partia Aleanca për Shqiptarët, gjegjësisht sekretari i përgjithshëm i kësaj partije, Arben Taravari të thotë se partia e tyre ideologjikisht janë më të përafërt me VMRO-në”, përcjell Zhurnal.mk

Në Audion dëgjohet zëri i kryetarës së komitetit qendror të grave të të VMRO-së, Jelena Zhugiq, ku flet për zgjedhjet lokale se si shqiptarët do të pushtojnë Butelin dhe do të ndryshohet karta etnike e Maqedonisë, si federalizim dhe kampe të emigrantëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, në disa debate televizive , paralajmëronte një koalicion parazgjedhor me VMRO-në, për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti.

Taravari në një prej debateve kohë më parë në “Click Plus” në TV21, tha se nëse në zgjedhjet e ardhshme lokale BDI përsëri formon një koalicion me LSDM, ata do të formojnë një koalicion me VMRO-DPMNE.

“Nëse BDI përsëri formon një koalicion me LSDM-në, ne do të formojmë një koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe anasjelltas, nëse BDI-ja formon një koalicion me VMRO-DPMNE-në”.

Sipas Taravarit, Aleanca për Shqiptarët ideologjikisht janë shumë më afër me VMRO-në, se sa me LSDM-në.

Next Post

Hit i verës mban vulën e Lok Komonit dhe Flora Gashit (Video)

Lok Komoni dhe Flora Gashi kanë lançuar duetin e ri, që pritet të jetë hit i kësaj vere. Këngëtarët e njohur sapo kanë publikuar projektin e ri muzikor, të cilin këtë herë e sollën në bashkëpunim. Lok Komoni këtë herë vjen në duet me këngëtaren Flora Gashi, ndërsa kënga titullohet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: