Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Pavleski – Smirlis: Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal thelbësor për investimet e reja dhe shkëmbimin tregtar

1 min read

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Shkupit, Drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Dejan Pavleski u takua me Ioannis Smirlis, Sekretari i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Në takim u diskutuan mundësitë për projekte të përbashkëta dhe çështjet për forcimin e bashkëpunimit rajonal në lidhje me investimet e përbashkëta dhe tregtinë. Ata ranë dakord të ndërmarrin aktivitete midis Invest North Macedonia dhe ENTERPRISE GREECE të cilat do të duhet të ndiqen në periudhën e ardhshme si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar për investime dhe bashkëpunim tregtar midis dy agjencive.

Memorandumi i Mirëkuptimit për Investime dhe Bashkëpunim Tregtar u nënshkrua në nivelin e Ministrave të Jashtëm të Maqedonisë Veriore dhe Republikës Greke në Janar të vitit 2021.