Dje, 9 korrik, kryetari i PDSH-së vizitoi disa fshatra të Kumanovës bashke me Orhan Ibrahimin, edhe atë: Ramanli, Llopat, Çerkez. Në vazhdim u mbajt tubimi përmbyllës në Kumanovë.
Gjithashtu, Menduh Thaçi ishte edhe në Reçicë të Vogël – Tetovë ku u shpreh: “Po ta jep populli forcën e vërtetë, përveç që kandidoj për zv.kryeministër synimi i ardhshëm është të jem edhe Ministër i Punëve të Brendshme. Në emër të ligjit ta luftoj pamëshirshëm të keqen brenda shqiptarëve duke filluar prej kazinove që t’i mbyll brenda 24 orëve. Kazino dhe lojëra të fatit do të ketë ashtu siç ka në Gjermani, Zvicer etj. Kazinot 42 km larg vendbanimeve.”
Video link i përmbledhjes së takimeve:
Fjalimet e plota dhe aktivitetet i gjeni në faqen e PDSH në Facebook.
Menduh Thaçi dhe Orhan Ibrahimi – bartës liste në zonën nr. 2 në Rramanli të Kumanovës.
“Ekonomia jonë është rrënuar, financat e familjeve tona janë shkatërruar. Jam i gatshëm të luftoj me këto probleme.”
Menduh Thaçi dhe Orhan Ibrahimi në Llopat dhe Çerkez të Kumanovës.
“Në fund të këtij viti plagët do t’i kemi mbyllur. Në fillim të vitit të ardhshëm premtoj zhvillim ekonomik. Fundi i vitit të ardhshëm në qeverisje do të na gjejë me hapjen e mijëra vendeve të punës.”
Pamje nga Kumanova –
Pamje nga Reçica e Vogël – Tetovë:
—