PDSH mbajti kuvend zgjedhor në komunën e Bogovinës , ku u zgjodh kryetar Zemri Hasani

vull

Partia Demokratike Shqiptare vazhdon me ristrukturimin e saj. PDSH mbajti kuvend zgjedhor në komunën e Bogovinës , ku u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e kësaj dege.

Kryetari i ri i posazgjedhur, z.Zemri Hasani, në fjalimin e tij para kuvendarëve, nënvizoi se PDSH në komunën e Bogovinës forcohet dita-ditës dhe se ka shtrirje në të gjitha vendbanimet e kësaj komune.

Kryetari z.Menduh Thaçi pasi përshëndeti kuvendarët e kësaj dege i uroi suksese kryetarit dhe kryesisë së pozagjedhur dhe theksoi se PDSH-ja ka themele të fuqishme pikërisht sepse i ka të fuqishme degët e saj.

Z. Thaçi potencoi se partitë tjera që tentonin ta paraqesin vehten si variant më të mirë, u treguan jo vetëm si joserioze por koha e vërtetoi se ishin dhe janë të rrezikshëm që cënojnë interesin kombëtar.Prandaj edhe shqiptarët në këto hapsira binden se i vetmi subjekt politik, që mund ta ndryshojë këtë gjendje në kahje pozitive, është Partia Demokratike Shqiptare.

Ne,vazhdoi kryetari z.Thaçi , jo vetëm që kemi përvojë por e kemi treguar se kemi edhe kapacitet dhe dije për ta bërë këtë. Ashtu si e mbrojnë dhe forcojnë shqiptarët Partinë Demokratike Shqiptare, në të njejtën masë PDSH-ja i mbron dhe avancon pozitën e tyre, përfundoi kryetari z.Menduh Thaçi.

Next Post

Muki i LSDM-së dhëndër për së dyti herë

Ish kryeredaktori i Alsat-it dhe tani deputet i LSDM-së, sonte është martuar për së dyti herë me ish kolegen e tij maqedonase Biserën. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev. Muki ma ish gruan ka dy vajza.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: