Pendarovski-Kasami: Subjektet politike të drejtohen në drejtim të realizimit të qëllimeve strategjike

vull

Të gjitha subjektet politike, edhe të pushtetit, edhe të opozitës, ta drejtojnë veprimin e vet në interes së realizimit të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si parakusht i rëndësishëm për shtet stabil, prosperues dhe të zhvilluar.


Kjo është theksuar sot në takimin midis presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Të gjitha subjektet politike relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën që pason duhet të demonstrojnë përgjegjësi dhe ta japin kontributin e vet në përmbushjen e agjendës reformuese, e cila është në interes së qytetarëve”, theksoi presidenti Pendarovski në takimin.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Kasami, siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, i dërgoi urime presidentit me rastin e marrjes së funksionit dhe i ka dëshiruar sukses në punë.

Next Post

Lazim Destani vazhdon ta përkrahë forcimin e ekonomisë në Europën Juglindore

Si përkrahës dhe aktivist i zhvillimit ekonomik të rajonit të Europës Juglindore, Lazim Destani sot mori pjesë në konferencën e posaçme të Forumit Ekonomik të Vienës “Vienna Economic Talk – Perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Kjo konferencë u mbajt nën organizimin e A1 Telekom Austria Group, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: