Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, Arjanit Hoxha:

Me këtë intervenim ne banorëve të Komunës së Dolnenit do t’ua mundësojmë që të kursejnë si në aspektin financiar ashtu edhe në aspektin kohor. Tani e tutje ata nuk do të duhet të kalojnë deri në 30 km distancë për dokumentacione të ndryshme, kështu me hapjen e Njësisë Rajonale ata do të ulin kostot që kanë bërë deri më tani. Në këtë komunë shumica e banorëve merren me bujqësi dhe kështu, nevoja për këtë ndërhyrje ishte e domosdoshme. Do të doja të falënderoja bashkëpunimin e kryetarit Xhemil Qamili me ndihmën e të cilit i bëmë të mundshme të gjitha këto.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është një partner i fermerëve dhe do të vazhdojë të jetë e tillë.