Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Për herë të parë Xhaferi seancën e Parlamentit e udhëheq në gjuhën shqipe

2 min read
Loading...

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot për herë të parë në historinë e punës të trupit ligjdhënës e filloi seancën në gjuhën shqipe, ku menjëherë reagoi koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, informon Koha.

Sipas Micevskit me sjelljen e këtillë të kryetarit të Kuvendit shkilet Rregullorja e trupit ligjdhënës.
“Ju vazhdimisht e shkelni Kushtetutën, ligjet, Rreulloren. Në Rregullore në nenin tre qëndron se në punën e Kuvendit gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj”, tha ai dhe shtoi se fillimisht duhet të ndryshohet rregullorja, që të mundet Kuvendi të punojë pa pengesë dhe të mos e shkelë të njëjtën.

Xhaferi përmendi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar, ai është në fuqi dhe shtoi se ai ka pasur durim një vit që nga janari i vitit 2018 e deri në janar të këtij viti dhe ka pritur që presidenti i shtetit ta nënshkruajë Ligjin dhe të kuptojë se nuk mund të pengohet Parlamenti dhe vullneti i shumicës.

Secila punë ka fillimin e saj dhe rrjedhën e saj dhe ne si institucion kemi për obligim t’i bëjmë të gjitha përgatitjet, vërejtjet tuaja nuk janë të bazuara.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreevski në fjalimin nga foltorja e Kuvendit theksoi se koncepti i kësaj Qeverie, i kësaj shumice parlamentare, është ndërtimi i një shoqërie për të gjithë, ndërsa gjuha, si një ndër shtyllat e kësaj shoqërie, është që të kuptohemi.

“Për ne si deputetë të shumicës parlamentare më shumë ka rëndësi që do të flasim, të miratojmë ligje në interes të qytetarëve të RM-së”, tha ai.

Xhaferi vazhdoi ta drejtojë seancën e 82-të në gjuhën shqipe. Seanca është kushtuar pyetjeve të deputetëve, ndërsa për ta janë paraqitur mbi njëzet deputetë.

Pas kësaj deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, braktisën seancën për pyetje deputetësh sepse kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, vazhdojë ta udhëheq seancën në gjuhën shqipe. (koha.mk)

Leave a Reply