Qindra maturantë të Kërçovës dhe Zhitoshës, më 8 prill 2019, në auditorët e shkollave të tyre nga ligjëruesit e UT-së janë njohur me gamën e gjerë të programeve, drejtimeve studimore dhe fakulteteve që ofron Universiteti i Tetovës për vitin e ardhshëm akademik 2019/2020.
Profesorët e Universitetit të Tetovës, takimet me maturantët e lartpërmendur i konsiderojnë mbresëlënëse, të frytshme dhe motivuese për të vazhduar misionin e edukimit të gjeneratave të ardhshme.
UT, platformën akademike për vitin 2019/2020 e ka prezantuar në pjesën dërmuese të qyteteve të vendit tonë, të cilët qëndrojnë fort pas misionit të këtij universiteti – për arsimimin e brezave, për kërkimin shkencor dhe avancimin e kauzës sonë mbarëkombëtare.