Përfundoi në kohë rekord rekonstruimi i njërës pjesë të bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar

vull

Status i Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu:

Në orët e vona të mbrëmjes përfundoi rekonstruimi i njërës anë të bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar.

 

Shprehim faleminderimin tonë ndaj Qytetit të Shkupit dhe mirënjohje për punën e palodhshme të Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe Rrugicat” që respektuan kërkesën e Komunës së Çairit dhe qytetarëve të saj dhe në kohë shumë të shpejt u përkujdesën për sanimin e tërësishëm të kësaj pjese të bulevardit duke përfshirë edhe shenjëzimin e saj.

 

Faleminderoj qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë procesit intenziv të punës dhe i lus edhe për pak durim deri në rekonstruimin edhe të pjesës së mbetur. Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit do të jenë në koordinim të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të bulevardeve dhe të rrugëve në pjesë tjera të Çairit.

Next Post

Ibrahim Dehari nga BDI-ja ministër i ri në Qeverin e RMV-së

TetovaSot mëson ekskluzivisht emrin e Malesorit nga Gajrja e Tetoves i cili sot propozohet për ministër ne Qeverine e RMV.   Profesori universitar, biznismeni i dalluar dhe ish-ushtari i UÇK-se, nenkryetari i Deges se Tetoves, Ibrahim Dehari eshte propozimi i Ali Ahmetit per minister per rregullimin e klimes investuese nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: