PËRFUNDON ME SUKSES, REALIZIMI I PROJEKTIT PËR RIKONSTRUIMIN E SH.F.K “RAMETULLA AMETI” – ÇIFLIK.

vull

Komuna e Zhelinës organizoi forumin e fundit në bashkësi, për të prezantuar para qytetarëve të komunës së Zhelinës realizimin e projektit Rikonstruimi i sh.f. “Rametulla Ameti”- Çiflik i cili u financua nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim #SDC, në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillit komunal”, realizuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara #UNDP.
Me organizimin e forumeve kontribuojmë në rritjen e transparencës, llogaridhënies, informimit dhe inkuadrimit të qytetarëve, për avancimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe komunës së Zhelinës.
Të gjitha aktivitetet për realizimin e projektit, Rikonstruimi i sh.f.k “Rametulla Ameti” – në fshatin Çiflik kanë përfunduar që nga data 31 Gusht 2020, në kornizën kohore të paraparë nga donatori, e cila u respektua nga Komuna e Zhelinës për të përfunduar të gjitha punët e planifikuara.
Buxheti i përgjithshëm i projektit ishte me vlerë prej 3.233.527 denarë, prej të cilave 2.700.000.00 denarë donacion prej SDC-UNDP dhe 532.572 denarë ko-financim nga Komuna e Zhelinës.
Në këtë rikonstruim janë të përfshira:
– Ndërtimi i nyjeve sanitare, komplet të reja
– Rrjet i ri për kyçje në sistemin e Ujësjellësit
– Rrjet i ri për kyçje në sistemin e Kanalizimit
– Zyrë e re për Pedagogun e shkollës
– Zyrë e re për Sekretarin e shkollës
– Kotllare për mjetet shkollore
Next Post

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj e vizitoi Universitetin e Tetovës

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj e vizitoi Universitetin e Tetovës Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, sot e vizitoi Universitetin e Tetovës dhe zhvilloi një takim me Rektorin e UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ku diskutuan tema të ndryshme, me theks […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: