Përkrahje e fuqishme nga mjekët dibranë për d-r.Hekuran Dukën

vull

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 prillit, kandidati për kryetar i Komunës së Dibrës nga rradhët e BDI-së, z. Hekuran Duka mbrëmë organizoi një takim me kolegët e tij mjek që veprojnë në rajonin e Dibrës. Në këtë takim ishin prezentë edhe mysafirë nga jashtë Dibre, ndër to zv/ministriI Shëndetësisë,y.Asim Musa dhe mjekët e nderuar nga Klinika Universitare, z.Ilir Hasani, Drejtim Bina dhe Albert LLeshi.
Në një atmosferë të ngrohtë mes kolegësh që tregonin mbështetjen e fuqishme për kolegun e tyre, kryetari Duka, në përshëndetjen e tij , duke I falenderuar të gjithë kolegët për pjesëmarrjen, mes tjerash theksoi:
“ Jo pa qëllim unë takimet me grupet e interesit I fillova me ju, kolegët e mi të ndëeuar. Ju jeni famija ime dhe kush mund ta njeh më mirë njeriun, karakterin e tij, moralin e tij dhe aftesitë e tij , se sa familja e tij. Kjo tregon të kaluarën time që më bën krenar dhe më jep forcë dhe vetbesim më të madh , për të kryer me sukses misionin e marrë përsipër”.
Takimin e përshëndeti edhe zv/ministri I Shëndetësisë, z.Asim Musa, ndërsa për z. Duka dhe personalitetin e tij folen edhe mjekë të tjerë pjesëmarrës në takim.

Next Post

Reka: Për të qenë Republikë, Maqedonia duhet te ketë si themel sundimin e ligjit dhe jo te individit, më se paku te krijimit te kultit të personalitetit

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Bogovinë ku ishte i shoqëruar edhe nga kreu lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasamii si dhe lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë tubimeve hapur potencoi dhe rikujtoi fatin e shqiptarëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: