Përurohet zyra e Qendrës për punë sociale në Çair, drejtori Baftiju: Vendosshmëri për zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve

Kohanews Admin

Drejtori i Qendër për punë sociale në Shkup, Liridon Baftiju sot ka bërë promovimin e zyrës së kësaj qendra në komunën e Çairit. Në njoftimin e tij thuhet se do të vazhdojnë të zgjidhin kërkesat e qytetarëve.

Sot kisha kënaqësi që edhe në Çair ta përurojmë zyrën e Qendrës së Punës Sociale.

Në praninë e ministrit të Shëndetësisë – mikut tim dhe, njëherazi, banor i kësaj lagje, Bekim Sali, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.

Pasi kemi dëshmuar përkushtim dhe vendosmëri në zgjidhjen e kërkesave sociale të qytetarëve tanë, duke dashur t’u kursejmë kohë dhe në mënyrë që të jemi sa më pranë tyre, ne u angazhuam dhe gjetëm zgjidhje që tash e tutje qytetarët e Çairit aplikimet e tyre të mund t’i bëjnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Shpreh mirënjohje të veçantë për ministreshën e Punës dhe Politikës Sociale Јованка Тренчевска e cila kontriboi në finansimin e të njejtës.

Vazhdojmë të jemi në shërbimin tuaj.

Next Post

Ramush Haradinaj: Familja Mbretërore mbetet burim frymëzimi e atdhedashurie, adresë e rëndësishme e vlerave dhe trashëgimisë sonë historike

Ramush Haradinaj:  Në prag të përkujtimit të përvjetorit të ndarjes nga jeta të Naltmadhnisë së Tij, Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve, kisha kënaqësinë të takojë Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve. Shqiptarët, të rreshtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën demokratike, fuqishëm po trasojnë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: