Reforma në arsimin fillor është e domosdoshme, deklaroi Emilija Petrova – Gjorgjeva, dekan në Fakultetin Pedagogjik në Shtip pranë Universitetit Goce Dellçev pas takimit me profesorët e të gjitha universiteteve në vend me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarët e grupit punues të cilët morën pjesë në përgatitjen e konceptit të arsimit fillor.
“ Të gjithë jemi dakord se çdo kohë sjell sfida ndërsa reforma është e domosdoshme. Ky koncept është vendosur në pikëpamje bashkëkohore, shumë ambicioz dhe mbështetet në shumë dokumente evropiane. Në konceptin e propozuar janë dhënë kontura të cilat japin udhëzime dhe tregojnë se si të veprohet më tej. Nëse përfshihen të gjithë pjesëmarrësit në procesin edukativo-arsimor, duke filluar nga prindërit, deri te mësimdhënësit dhe në fund profesorët universitar dhe Byroja për Zhvillim, do të japim kontribut në përmirësimin e këtij koncepti që është në interes të të gjithë nxënësve” theksoi Petrova-Gjorgjeva.
Takimi i sotëm është pjesë e një procesi të gjerë konsultimi për reformat e propozuara në arsimin fillor.