Pieter Feith: Në Maqedoninë e Veriut me të vërtetë ekziston themel për pajtim dhe hapjen e faqes së re

Kohanews Admin

Ish përfaqësuesi i NATO -s, Pieter Feith, në prononcimin e tij në konferencën “Pas Ohrit” porosite se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është mjaft unike dhe se për mirëmbajtjen e saj e një rëndësie shumë të madhe ka qenë përkushtimi ndaj reformave në drejtim të implementimit të saj.

“Nëse shikojmë qëllimet e para të përbashkëta, të cilat ishin të ndalohet dhuna, të shmanget përhapja e konfliktit në rajon dhe të parandalohet mjerimi i popullatës së prekur nga dhuna, unë mendoj se koha e zbatimit të aksioneve dhe intervenimeve ishte e suksesshme dhe me të vërtetë do të doja të shpreh respektin personal për guximin dhe udhëheqjen e Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski dhe ekipit të tij, në të cilin, siç e dimë, ishin të përfshirë edhe disa që sot janë në pozitën më të lartë në vend – Stevo Pendarovski,” – tha Feith.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, theksoi Feith, tani është përmendur në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë Veriore.

“Me amandamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, tani jemi drejt rrumbullakësimit të zbatimit të kësaj marrëveshje. Mendoj se ky është një rezultat fantastik dhe kjo i jep përmbajtje kësaj feste.”
Lidhur me pajtimin dhe shënimin e 20 vjetorit nga nënshkrimi i marrëveshjes, Feith vuri në dukje se pyetja e tij do të ishte a është realizuar apo jo pajtimi.

“Ky është një proces që kërkon shumë kohë. “Unë shoh këtu se ekziston një gatishmëri e përgjithshme drejt tolerancës dhe braktisjes së intolerancës, drejtësisë kalimtare dhe punës së durueshme drejt një të ardhme më të mirë për Maqedoninë Veriore,” tha Feith.

Në Maqedoninë e Veriut, theksoi Feith, mund të përfundoj se me të vërtetë ekziston një themel për arritjen e pajtimit dhe kthimin e një faqeje të re.

Next Post

Partia Demokratike Turke, përgatitet të konkurrojë me listat e saj në Zgjedhjet Lokale edhe atë me tetë kandidat për kryetar Komunash

Sipas informacionit jozyrtar, dhe i cili ende nuk është konfirmuar me një deklaratë zyrtare, PARTIA DEMOKRATIKE TURKE po përgatitet të konkurrojë me listat e saj në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut më 17 Tetor 2021. Sipas informacionit që kemi marrë nga drejtuesi i lartë TDP’se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: