Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot kishte fjalën e tij në Konferencë me titull pune: “Roli i mediave dhe i organizatave civile në procesin euro integrues”, nën organizimin e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe Televizioni Tellma.
Zëvendëskryeministri Dimitrov iu referua rëndësisë së lirisë së mediave dhe rolit të tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm si në procesin e reformave, ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit dhe tendencat autoritare: “Mediat japin dritë që është parakusht që shoqëria në përgjithësi të ecë përpara”– theksoi Dimitrov.
Në këtë linjë ishin edhe qëndrimet lidhur me rolin e shoqërisë civile, të cilët së bashku me mediat janë të nevojshme për proces të vërtetë: “Sektori civil gjithashtu ka roj jashtëzakonisht të rëndësishëm në demokratizimin e cilës do shoqëri edhe si burim i njohurisë, por edhe si një lloj kontrollori, mbikëqyrësi, kritikuesi i qeverisë.” potencoi Zëvendëskryeministri Dimitrov në fjalën e tij, duke shtuar se Maqedonia e Veriut shënoi progres në lirinë e mediave hapësirë të mundshëm për organizatat civile, duke u thirrur në raportet e fundit ndërkombëtare për vendin.
“Që të arrijmë progres edhe në periudhën e ardhshme, na nevojitet vullneti politik para se gjithash, sepse tani më kemi përvojë dhe dimë se çka duhet të bëjmë. Fokusi ynë është ta evropianizojmë vendin me reforma evropiane. Tani më u konsultuam me ministritë përkatëse për planet dhe prioritetet e tyre për realizim, me qëllim që raporti i ardhshëm i KE-së të jetë ende më i mirë, dhe më pas do të pasojë konsultim i gjerë me sektorin civil i cili punon në fushën e BE-së që do të finalizohet me seancë tematike të Qeverisë dhe do të informohet publiku për hapat e ardhshëm”, theksoi ZKQ Dimitrov.
Lidhur me çështjen e bllokimit nga ana Bullgare, Zëvendëskryeministri Dimitrov tha se pret që korniza negociuese e BE-së të bazohet në arritje (merita) reformuese, “Nëse në vend të kësaj historia është në fokus, atëherë pikëpyetje është procesi i këtillë aderues a do të evropianizohet apo ballkanizohet”, përfundoi Dimitrov.
Në konferencë krahas ZKQ Dimitrov fjalën e tij kishte Sh.T. Dejvid Gir, Ambasador i BE-së. Sh.T. Kristin Forsgren Bengtson, Ambasadore e Suedisë, ndërkaq u promovuan rezultatet e projektit Euro fokus qëllimi i të cilit është që të inkurajojë diskutime për rolin e organizatave civile dhe mediave në procesin euro integrues të Maqedonisë së Veriut, zbatuar nga MCMS dhe Televizioni Tellma.