Presidenti Pendarovski dhe UNICEF e fillojnë iniciativën “Rikrijoje të ardhmen”

vull

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Fondi i Fëmijëve në Kombet e Bashkuara (UNICEF), sot e paralajmëruan fillimin e iniciativës së re të përbashkët “Rikrijoje të ardhmen” qëllimi i të cilës është që t’u jepet hapësirë fëmijëve dhe të rinjve të përfshihen në përkufizimin e vizionit për të ardhmen që e duan për veten dhe për gjeneratat e ardhshme.

Në tri muajt e ardhshme, të rinjtë do të kenë shans, më thjeshtë, të marrin pjesë në konsultimet ku do të diskutohet mbi çështje që janë të rëndësishme për ta, për sfidat dhe pritet e veta më të mëdha për të ardhmen e vendit, kurse do të kenë hapësirë të propozojnë zgjidhje me të cilat vizioni do të shndërrohet në realitet.

“Gjenerata e sotshme e të rinjve po ballafaqohet me një numër të madh sfidash. Por, njëkohësisht, ata janë gjenerata më e informuar dhe më digjitale në historinë tonë e cila ka shans unik të bëjë diçka për të ardhmen e vet. Obligimi ynë është t’i dëgjojmë qëndrimet e tyre, sepse idetë e tyre janë të rëndësishme. T’i ndihmojmë të jenë pjesë e proceseve të krijimit të politikave dhe marrjes së vendimeve të cilat ndikojnë mbi të ardhmen e tyre dhe ne të gjithëve”, theksoi Presidenti Stevo Pendarovski.

Në vend ka rreth 190.000 adoleshentë në moshë nga 12 deri në 19 vjet, kurse shumë pak prej tyre kanë mundësi të marrin pjesë në vendimet që e prekin jetën e tyre, ekzistencën e tyre dhe bashkësitë e tyre. Arsimi cilësor, shëndeti mental, pengimi i dhunës në internet, aksioni klimatik dhe punësimi janë midis prioriteteve kryesore të të rinjve dhe gjatë pandemisë me kovid-19. Kjo iniciativë e re fokusohet në të ardhmen më të mirë dhe më të drejtë për çdo fëmijë dhe çdo të ri në vend në periudhën e kovid-19.

“Ajo që e bëjmë për fëmijët dhe të rinjtë, së bashku me ta dhe në emër të tyre sot, do të përcaktojë të nesërmen e tyre. Iniciativa e tillë e përbashkët vjen në një moment kryesor dhe është mundësi e rrallë që të rikrijohet e  ardhmja së bashku me fëmijët dhe të rinjtë. Nëpërmjet iniciativës, të rinjtë do të aftësohen të bëhen nxitës të ndryshimeve për një sërë çështjesh, kurse neve do të na mundësojë ta shfrytëzojmë potencialin kolosal për inovacion dhe transformim që e ofrojnë ata kur mbështeten me platforma dhe shkathtësi të vërteta, dhe kur kanë vetëbesim të jenë liderë në vendin e vet” deklaroi Patricia di Xhovani, përfaqësuesja e UNICEF-it.

Të rinjtë janë të ftuar të marrin pjesë në anketën e parë onlajn qëllimi i të cilës është përcaktimi i sfidave me të cilat ballafaqohen, por edhe të zbulohen idetë dhe vizionet e tyre për të ardhmen. Gjetjet e këtij hulumtimi do të shërbejnë si bazë për temat e punëtorive në muajt e ardhshëm, kurse të rinjtë do të ftohen të bashkëngjiten nëpërmjet thirrjes së hapur.

Next Post

Takim zyrtarë me Princin Leka II – Axhami e informon për bisedimet me Bashën

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim zyrtarë në selinë e Oborrit Mbretërorë Shqiptarë me Lartësinë e Tij Princi Leka II. Gjatë takimit ndër të tjera diskutuam.   Diskutuam dhe shprehëm shqetësimet tona të përbashkëta në lidhje me situatën pandemike COVID-19 që po kalojnë shqiptarët dhe e gjithë shoqëria njerëzore […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: