Prof. Dr. Qani ef. Nesimi ​​​​​​​ Myfti i Tetovës: Doli nga shtypi, Buletini i Vitit 2019

vull

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi
​​​​​​​ Myfti i Tetovës
Buletini 2019
Po i shkruaj disa fjalë për Buletini 2019, i cili është numri i pestë i buletinëve që janë botuar gjatë periudhës (2015-2019) deri sa jam duke vepruar si Myfti i Myftinisë së Tetovës.
Myftinia e Tetovës është një institucion fetar shumë serioz dhe shumë me peshë në të gjitha dimensionet e veprimit të një institucioni, i cili vepron nën umbrellën e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky institucion fetar, deri sa rrugën që e ndjek e ka të qartë dhe në të veprohet me plotë përgjegjësi ndaj Allahut Fuqiplotë dhe ndaj njerëzve në përgjithësi, me plotë kompetencë, me vetëdije të lartë, pa ndonjë qëllim përfitimi apo punësimi personal, familjar apo shoqëror, deri sa ka hoxhallarë dhe xhematë që i janë përkushtuar rrugës së Allahut për të shërbyer vetëm pët të mirën me të cilën vetëm Ai të jetë i kënaqur, është e pamundshme që të mos ketë suksese të njëpasnjëshme, si në kthimin e pronave, në rregullimin institucional, në ndërtimin e objekteve shumë me peshë për të, në aktivitetet fetare, arsimore e kulturore.
Myftinia e Tetovës me vizionin dhe me synimin e saj tenton që edhe në të ardhmen të vazhdojë të jetë model për shumë institucione tjera fetare dhe më gjerë. Ajo tregon pjekuri si në veprimin e saj të përditshëm, ashtu edhe në krijimin e relacioneve me institucionet e tjera në Tetovë, si Komuna, Spitali, Gjykata, Policia, si dhe me shkollat fillore, shkollat e mesme, Universitetin e Tetovës, me të cilat Myftinia ka arritur të thyejë shumë paragjykime të mbetura nga e kaluara historike e këtyre trojeve, të cilat kanë qenë pengesa shumë serioze në avancimin e shoqërisë tonë.
Allahu i Lartësuar ta nderojë dhe ta shbërblejë çdo hoxhë dhe çdo xhematë, këtu brenda në Maqedoni, në shtetet e tjera dhe në diasporë, për mendimin, duanë dhe kontributin e tij të dhënë në të mirë të këtij institucioni-Myftinia e Tetovës.
E lus Allahun Fuqiplotë që të na mbrojë kudo që të jemi dhe kurdo që të jetë, të na mundësojë që të mos i largohemi rrugës së drejtë për t’i shërbyer Atij, popullit tonë dhe shoqërisë në pëgjithësi.
​​​​​​​
Next Post

Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim Myftiun e Tetovës, Qani ef. Nesimin i cili shoqërohej nga drejtori i Diasporës, Selver ef. Xhemaili

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot ka pritur në takim Myftiun e Tetovës, Qani ef. Nesimin, i cili shoqërohej nga drejtori i Diasporës, Selver ef. Xhemaili dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në këtë takim të frytshëm miqësor […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: