Prof. Dr. Vullnet Ameti: I paharruar qoftë kujtimi për mësuesin Aliman Saiti

vull

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit tonë Aliman Saiti, një personalitet i njohur për qytetin e Tetovës dhe më gjerë.

Mësuesi Aliman, njihej  për kontributin e dhënë në lëmin e arsimit, ku punoi me elan dhe përkushtim të lartë deri në pension. Gjenerata jonë ka patur nderin që t’i ndjekë mësimet prej tij, në njëperiudhë jo të lehtë kur mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, punonin nën presionin e sistemit të kohës.

Mësuesi Aliman Saiti dhe qindra intelektualë të tjerë, ishin tëvetëdijshëm se brezi i tyrenuk përfaqësonin vetëm plejadën e arsimtarëve shqiptarë, por edhe të misionarëve që do të frymëzonin dhe luftonin për përmbushjen e synimeve tona kombëtare.

Përmes këtij telegrami ngushëllimi, në emër të Universitetit të Tetovës, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Saiti,  miqve, kolegëve dhe qytetarëve të Tetovës.

I paharruar qoftë kujtimi i tij.

U prehtë në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

 

Next Post

Shqipëria pret 40,000 vaksina Pfizer këtë muaj

Shqipëria duhet të marrë 40,000 doza të vaksinave Pfizer këtë muaj, të mjaftueshme për të vaksinuar 20,000 qytetarë, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama. Gjatë bisedave me mbështetësit e tij në mediat sociale, ai tha se ka më pak vaksina në botë sesa ka nevoja reale dhe se shpërndarja e tyre […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: