Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës: 2021 – qoftë një vit i mbarë për të gjithë Ju!

vull

Të nderuar miq,

Në emrin tim, të stafit akademik dhe të studentëve të Universitetit të Tetovës Jua uroj Vitin e Ri 2021, duke Ju dëshiruar fat dhe mbarësi.

Edhe përkundër situatës me pandeminë Covid-19, viti qe e lëmë pas, për Universitetin tonë ishte i suksesshëm, gjatë të cilit përmes formave të reja –online i realizuam projektet e parapara arsimore-shkencore.

Urojmë që 2021 të jetë viti i rikthimit në normalitet, i rikthimit të studentëve në auditorët e fakulteteve tona dhe i avancimit të arsimit dhe shkencës.

Le ta përcjellim këtë vit duke i respektuar masat dhe protokollet e autoriteteve shëndetësore dhe urojmë që sa më parë t’u kthehemi angazhimeve të përbashkëta për një të ardhme më të mirë në funksion të edukimit dhe emancipimit shoqëror .

2021 – qoftë një vit i mbarë për të gjithë Ju!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

Next Post

“Asnjë shqiptar nuk do të mbesë këtu”, maqedonasi nga Manastiri ofendon shqiptarin

Gjatë ditës së djeshme, në Manastir, një qytetar maqedonas ofendon shqiptarin i cili po e filmon gjithë ngjarjen. “Këtu asnjë shqiptarë nuk do të mbesë”, i thotë maqedonasi Albin Serifovit. Të tjerëve ai u thotë të kenë kujdes dhe të mos ndërhyjnë dhe detyron incizuesin të ndalë filmimin. Pritet të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: