Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës: Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Gaxhon!

vull

Të nderuar miq,

përmes këtij komunikimi, në emrin tim dhe në emër të Universitetit që drejtoj, shprehi dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ilia Gaxhos, ish – profesorit të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Profesor Gaxho ka dhënë kontribut të lartë në edukimin e brezave të tërë në lëmin e shkencave, si në Shqipëri dhe në trojet etnike shqiptare.

 

Pjesë e misionit për përhapjen e dijes ndër shqiptarë, ishte edhe Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Kulturës Fizike, ku Prof. Dr. Ilia Gaxho, vite më parë ligjëroi lëndën e Volejbollit.

 

Ndaj sot, ne profesorët dhe ish-studentët e tij, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gaxho, drejtuesve të Universitetit të Sporteve – Tiranë, kolegëve dhe miqve të tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Gaxhon!

Next Post

Studentët e UT-së punësohen në korporatat prestigjioze amerikane

Studentët e programit studimor të Informatikës të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, Semi Nebiu, Besar Abdyraimi, Berat Nebiu, Ilir Hashimi dhe Zejdi Asani punësohen në korporatat Drivosity, që është ofruesi kryesor i ndjekjes së flotave GPS dhe zgjidhjeve të sigurisë për industrinë e ofrimit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: