Profesoresha e programit Fullbright, Miranda Spivac, mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të UT-së

vull

Rëndësia e lirisë së shtypit ishte tema e ligjëratës së mbajtur nga profesoresha e programit Fulbright, Miranda Spivac, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ligjëratën e sotme ajo foli për rëndësinë e lirisë së shtypit si një e drejtë universale e garantuar me ligj.

Sipas saj, që një shtet të funksionojë në mënyrë demokratike e ka të patjetërsueshme ta garantojë lirinë e fjalës. Ajo po ashtu foli për përvojën si dhe sfidat e saj si gazetare për gati 40 vjet në gazetën e njohur amerikane Washington Post.

Ndërsa dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, e falënderoi profesoreshën Spivac, duke thënë se ligjëratat e tilla janë me interes për studentët, sepse ata njihen me përvoja të reja.
Miranda Spivac është profesoreshë e katedrës së Gazetarisë në Universitetin DePauw të SHBA-ve dhe në kuadër të programit Fulbright këtë semestër do të ligjërojë në Universitetin e Tetovës, në katedrën e Gazetarisë.

Next Post

Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” vazhdon me serinë e fitoreve

Në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit të volejbollit për meshkuj të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën, më 9 mars 2019, në Tetovë u zhvillua derbi mes KV “Universiteti i Tetovës” dhe KV “Vardari”. Në këtë përballje KV “Universiteti i Tetovës” me përforcimet e reja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: