Profesorët e Universitetit të Tetovës morën pjesë në punëtorinë “E djeshmja, e sotmja dhe ardhmja e Turkologjisë në Ballkan”, të organizuar nga Universiteti i Trakisë në Edrene

vull

Një numër i madh i akademikëve nga Ballkani, më 2-3 maj 2019, morën pjesë në punëtorinë me temë “E djeshmja, e sotmja dhe ardhmja e turkologjisë në Ballkan”, e cila u organizua nga Universiteti i Trakisë në Qendrën e Kongreseve Ballkanike.
Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë nga vendet e Ballkanit, Universitetin e Tetovës e përfaqësuan Prof. Dr. Adnan Ismaili, drejtues dhe ligjërues në departamentin e Filologjisë Orientale dhe Prof. Dr. Sulejman Baki, po ashtu ligjërues në departamentin e Filologjisë Orientale në Universitetin e Tetovës.
Në mesin e shumë diskutimeve e debateve që u zhvilluan, edhe profesorët e UT-së ishin të përfshirë me kumtesat e tyre, duke folur për studimin e gjuhës dhe letërsisë turke në UT, si dhe duke i vënë në spikamë edhe sfidat dhe nevojat e reja që paraqiten për njohjen e ndërsjellë të gjuhëve, kulturave dhe popujve.
Punëtoria u organizua nën kujdesin e Rektorit të Universitetit, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu, dhe në bashkëpunim me Institucionin e Mërgatës Turke (YTB) dhe Institutin “Junus Emre”.
Rikujtojmë se Universiteti i Tetovës ka bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të frytshëm me Universitetin e Trakisë në Edrene.
Gjatë qëndrimit në Turqi, shefi i degës së Filologjisë Orientale, prof. Adnan Ismaili, ka realizuar edhe disa takime të tjera të rëndësishme, si me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, prof. dr. Mustafa Shentop, zëvendësministrin e Kulturës dhe kryetar i TIKA-s, Dr. Serdar Çam, dhe zëvendëskryetarin e Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies (AK-Parti), prof. Dr. Numan Kurtulmush, me të cilët po ashtu ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të UT-së me institucionet e larta arsimore e shkencore të Turqisë.

Next Post

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ndanë 40.000 euro për ndërtimin e Stadionit të futbollit të Hanit të Elezit

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është nënshkruara “Marrëveshje Mirëkuptimi” me të cilën Federata e Futbollit të Kosovës me 40.000 euro do të ndihmojë në ndërtimin e stadiumit të futbollit “Suad Brava” në Han të Elezit. Marrëveshjen e Mirëkuptimit e nënshkruan në emër të FFK-së, Kryetari Agim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: