Prolongimi i afatit për fiskalizimin e të hyrave nga kapitali i arsyeshëm

vull

Prolongimi i afatit për aplikimin e fiskalizimit nga përfitimet e të hyrave financiare nga interesi i depozitave, nga të hyrat e qarkullimit nga tregu i kapitalit, dhe letrave me vlerë. Është vendim i dobishëm, dhe do të e japë efektin pozitiv.

Ministria e financave e prolongoi afatin kohor deri një vit. Ky është afat i shkurtër unë mendoj se duhet së paku 5 vite të prolongohet afati ,sepse do ishte e arsyeshme që brenda 5 viteve të ndjeket trendi i depozitave në vend.

Depozitat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë në shkallë të ulët apo sa ka nisur gjeneza e kulturës së kursimit, po ashtu edhe funksionimi i tregut të qarkullimit të letrave me vlerë. Prandaj nuk duhet që Ministria e Financave të ngutet në përfitime nga të hyrat e fiskalizimit të depozitave dhe letrave me vlerë. Bumerangu mundet të manifestohet në humbjen e interesit për depozitim nga ana e qytetarëve dhe nga kompanitë,indirektë ulet potenciali financiar në bankat komerciale,duke u zvogëluar potenciali kreditor. Nga këto të hyra nuk duhet të shpresojë Ministria e Financave se do ritet buxheti, por do ndikojë negativisht edhe në rritjen e Bruto Produktit Vendor,ka gjasa që të aktivizohet spiralja e pakënaqësive tek bartësit e zhvillimit ekonomik.

Ministria e Financave duhet të shpikë forma për të prodhuar para të freskëta,brenda vendit duke financuar kapacitetet prodhuese që prodhimet e tyre të ngrihen në brende ,dhe të konkurrojnë në tregjet botërore,që të derdhen mjete devizore në arkën e Bankës Popullore që njëkëhësishtë të riten rezervat  devizore.

Nexhat Bexheti

Next Post

Kohë e vrenjtur dhe me reshje shiu

Në vendi tonë do të mbizotëroj kohë kryesisht me shi,  ku më intensive do të jenë në pjesën jugore dhe lindore.   Temperaturat do të arrijnë deri në 19 gradë në jug të vendit, në Shkup dhe Ohër 16, në Shtip 15, Manastir 14, Berov 13.   Nesër dhe  të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: